Kronika

Tahiri: Nëse nuk e deklaroni adresën, do ta bëjë shteti me penalitet

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një takim me pushtetin vendor në Durrës për procesin e “popullimit”, deklaroi se ky proces “është i domosdoshëm për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër”.

Shqipëria e llafeve ka nevojë për injorancë dhe errësirë që të mbijetojë, por ne nuk pajtohemi me këtë. Procesi i popullimit është i domosdoshëm për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, tha Tahiri.

Ministri shtoi se për ta bërë këtë, duhet që qytetarët të deklarojnë adresën permanente të tyre.

Lutje për gjithë qytetarët: të deklarojnë adresën permanente. Nëse nuk e deklarojnë adresën, do ta bëjë shteti me penalitet. Të vendosur për ta nxjerrë pjesën e Shqipërisë që është në errësirë, në dritë. Të mos ketë më qytetarë që nuk votojnë se nuk kanë emrin në listën e votimit. Nuk do të pranojmë asnjë pengesë për të bërë Shqipërinë që duhet”, tha Tahiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button