Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,587 ▼0.3%
DOW 46,015 ▼0.01%
NASDAQ 21,953 ▼0.62%
NAFTA 95.54 ▼0.01%
ARI 4,654 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,303 ▲ +0.81% ETH $2,141 ▲ +0.15% XRP $1.4448 ▼ -0.41% SOL $89.1400 ▲ +0.72%
S&P 500 6,587 ▼0.3 % DOW 46,015 ▼0.01 % NASDAQ 21,953 ▼0.62 % NAFTA 95.54 ▼0.01 % ARI 4,654 ▲1.04 % S&P 500 6,587 ▼0.3 % DOW 46,015 ▼0.01 % NASDAQ 21,953 ▼0.62 % NAFTA 95.54 ▼0.01 % ARI 4,654 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Tahiri: Nuk ekziston debat mbi zgjedhjet në PS

Përpara hyrjes në Kuvendin e Shqipërisë, për seancën e radhës plenare të kësaj të enjteje, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dhënë një deklaratë për mediat, në të cilën ka theksuar se brenda Partisë Socialiste nuk ka një debat mbi pasjen e zgjedhjeve, por ka një proces reformimi të të gjitha strukturave sipas statutit.

“Nuk e di që ka një debat për pasjen e zgjedhjeve për kryetarin e PS. Ky është vazhdimi i nëj historie të pakuptimtë. Ne po reformojmë partinë dhe kjo ka të bëjë më shumë me zgjerimin e kapaciteteve politike. Sigurisht që do të ketë zgjedhje për të gjitha forumet e Partisë Socialiste, sikurse do të ketë votim edhe për rikonfirmimin e kreut aktual të partisë. Nëse bëhet me një anëtar një votë, apo mënyrë tjetër, kjo është çështje e brendshme. Ndaj do të ketë zgjedhje si për kryetarin edhe për strukturat e tjera. Arsyeja pse jemi në një proces zgjedhor për organizatat dhe forumet e partisë  është për të reformuar partinë për të qenë më pranë qytetarit. Vet statuti parashikon shumë mirë sesi bëhet zgjedhja në një parti të ndodhur në opozitë dhe një parti që ndodhet në qeverisje. Në të dyja rastet, zgjedhja e strukturave bëhet nëpërmjet Kongresit dhe kjo nuk është aspak mohim i demokracisë”, tha ministri Tahiri.

Sa i përket Byrosë Kombëtare të Hetimit, ministri është shprehur se po ndiqen të gjitha hapat e nevojshme për krijimin e saj, në mënyrë që të luftohet korrupsioni edhe në nivele të larta.

“Në kuadër të rezultateve inkurajuese të viteve të kaluara, edhe Byroja e Hetimit do të shtojë mundësinë tonë për të luftuar korrupsionin, veçanërisht në nivelet e larta. Kjo është në koalidimet përfundimtare dhe zgjatja e kohës për shkak të procesit nuk ka asnjë arsye të dëmtojë produktin”, deklaroi më tej Saimir Tahiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.