Kronika

Tahiri: PD refuzon me dhunë reformat

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzoi Partinë Demokratike se po kundërshton me dhunë reformat e ndërmarra nga maxhoranca e që kërkohen me ngulm nga qytetarët.

“Sot përballë kemi një opozitë që ka në tavolinë ftesën për t’u ulur dhe dialoguar për çështje që kanë të bëjnë me të gjithë ne, me reformat e mëdha që ka nevojë Shqipëria. Por opozita i përgigjet me dhunë dhe refuzim kësaj ftese”, tha Tahiri.

Në takimin me të rinjtë socialistë, në kuadër të fushatës së anëtarësimeve të reja, Tahiri kërkoi zgjerimin e bashkëbisedimit me qytetarët për t’i informuar ata për reformat.

“Reformat kanë edhe kosto dhe rezultatet e tyre kërkojnë kohë, por jemi në rrugën e duhur në siguri, shëndetësi, zhvillim ekonomik”, u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button