Kronika

Tahiri: Rritje rroge për policët që përballen me krimin në rrugë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka vizituar në mbrëmje në qytetin e Shkodrës, familjen e policit Ardian Kodra. Ai shprehu ngushëllime dhe e konsideroi humbjen e tij një goditje të rëndë për Policinë e Shtetit.

Tahiri tha se do t’i kërkojë kryeministrit që të rrisë pagat për punonjësit e Policisë së Shtetit të cilët kanë detyrën për t’u përballur me krimin në rrugë.

“Në emër të gjithë atyre që sot kujtojnë me dhimbje Ardianin dhe të gjithë ata që kanë dhënë jetën për shtetin ligjor në Shqipëri dhe në emër të gjithë kolegëve të tyre rrugë me rrugë, lagje më lagje me krimin. Është momenti për t’i thirrur mendjes si shoqëri që të bëjmë gjithçka është e mundur ti gjendemi pranë punonjësve të policisë. Punonjësit e policisë kanë nevojë për mbështetjen e çdo mendjeje të arsyeshme në këtë vend, ashtu siç kanë nevojë për mbështetje në logjistikë, paga. Unë do bëj gjithçka është e mundur t’i parashtroj kryeministrit kërkesën e rritjen së pagave për punonjësit e policisë, ashtu siç do bëj gjithçka është e mundur për ta kthyer Policinë e Shtetit në trupën moderne që presin shqiptarët”, deklaroi ministri Tahiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button