Kronika

Tahiri: S’ka kthim pas

Saimir Tahiri zgjodhi panairin e policisë, për të folur për herë të parë, që pas zyrtarizimit të largimit të tij, nga posti i ministrit të Brendshëm.

“Njerëzit kanë besim se gjërat do ecin më mirë në këtë vend, shumë kemi bërë, shumë kemi për të bërë përkundër shumë kemi për të humbur nëqoftëse kthehemi mbrapsht”, tha Tahiri.

Më shumë gjasa në fjalën e tij të fundit si ministër i Brendshëm, Tahiri la të kuptohet se do të vijojë të kontribuojë për Shqipërinë, ashtu sic bëri për policinë.

“Kjo është Policia që duam, e siç kemi bërë Policinë do bëjmë gjithë Shqipërinë. Me sa pasion e forcë kemi punuar për të bërë Policinë e Shtetit, kemi bërë dhe për ekonominë e punësimin, e shumë më shumë do bëjmë akoma në vazhdim. Dua të falënderoj çdo qytetar që na ka dhënë shpresë e besim gjatë gjithë kësaj kohe, duke i garantuar që kemi më shumë forcë, më shumë besim, më shumë fuqi për të ecur përpara për Shqipërinë që duam”, tha Tahiri më tej.

Ashtu si vitin e kaluar panairi i policisë tërhoqi vëmendjen e qytaterëve të cilët kishin dalë në shesh për të festuar ditën e verës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button