Bota

Takimi me rusët, Trump nuk dinte gjë për të birin

Djali i Presidentit Donald Trump tha se nuk i kishte treguar babait të tij për një takim që zhvilloi me një avokate ruse, e cila pretendonte se mund të ndihmonte në fushatën zgjedhore.

Në një intervistë për “Fox News”, Donald Trump i Riu tha se takimi nuk pati asnjë vlerë, por ai duhej ta kishte menaxhuar ndryshe situatën. Ai gjithashtu tregoi një e-mail ku pranonte ofertën për t’u takuar me avokaten Natalia Veselnitskaya, e cila flitej se kishte lidhje me Kremlinin dhe mund të siguronte materiale dëmtuese për Hillari Clinton.

Aktualisht, autoritetet amerikane po hetojnë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe pas muajsh mohime, ekipi Trump detyrohet të pranojë se një prej tyre pati kontakte me rusë, pavarësisht se çfarë u diskutua në takim apo sa i rëndësishëm ishte ai. Trump i Riu disa herë theksoi se nuk i kishte treguar babait të tij për takimin, që sipas tij ishte një humbje kohe. Madje, Donald Trump i Riu tha se nëse mediat nuk do ta kishin publikuar, as që do t’i kujtohej takimi me avokaten ruse.

Sipas djalit të Presidentit, takimi u organizua nga publicisti Rob Goldstone, i cili premtoi dokumenta nga Rusia, madje nga qeveria ruse që do të inkriminonin Clintonin. Por, pas pak minutash në takim, Trump i Riu tha se e kuptoi që nuk kishte asnjë vlerë dhe se qëllimi i tij nuk ishte aspak dëmtimi i Clinton, por mbase thjesht për t’ja kujtuar Presidentit tani.

Megjithëse çdo pjesëmarrës në takim ka mohuar rëndësinë e tij, përfshirë avokaten ruse, demokratët në SHBA mendojnë kjo çështje duhet hetuar dhe personat në fjalë të shfaqen para Komitetit të Inteligjencës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button