☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 100.06 ▲2.24%
ARI 4,768 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,751 ▲ +0.68% ETH $2,194 ▲ +0.48% XRP $1.3405 ▲ +0.4% SOL $83.3800 ▲ +1.14%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 100.06 ▲2.24 % ARI 4,768 ▼1.03 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 100.06 ▲2.24 % ARI 4,768 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Takimi mes ministrit të Jashtëm grek dhe zyrtarëve të Komisionit Evropian, në qendër të diskutimit çështja Beleris


Burime diplomatike greke bëjnë me dije se çështja Beleris ishte në qendër të kontakteve të ministrit të Jashtëm grek Georgios Gerapetritis me zyrtarë të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Kryediplomati grek ka takuar sot në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel, presidentin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister me të cilin ka diskutuar për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, nevojën që Shqipëria të respektojë rregullat e shtetit ligjor dhe çështjen lidhur me ndalimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë Fredi Beleris.

Çështja e ndalimit të Belerisit u shtrua nga ministri i Jashtëm edhe në takimin që pati në selinë e Komisionit Evropian me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ku theksoi rëndësinë e zgjidhjes së menjëhershme të saj.

Në takim u diskutua edhe për çështjet e zgjerimit, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, perspektivat e marrëdhënieve euro-turke pas zgjedhjeve në Turqi, çështja e Qipros dhe aspektet e çështjes së emigracionit.

Gjatë takimit, Gerapetritis prezantoi qëndrimet greke për zhvillimet në Mesdheun Lindor, rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve BE-Egjipt, por edhe për marrëdhëniet greko-turke, pas Samitit të Vilniusit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.