Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.96 ▲2.02%
ARI 4,569 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,083 ▲ +0.84% ETH $2,033 ▲ +1.38% XRP $1.3242 ▼ -1.12% SOL $82.6300 ▲ +0.29%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.96 ▲2.02 % ARI 4,569 ▲0.25 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.96 ▲2.02 % ARI 4,569 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Takimi Naço-Madrigal, Lufta ndaj korrupsionit dhe funksioni i prokurorisë kryefjalë

-Ministri Naço vijon vizitën në Spanjë-

Ministri-i-Drejtesise-Nasip-NaçoMinistri i Drejtësisë,  Nasip Naço ka vijuar takimet zyrtare në kuadër të vizitës në Spanjë, me ftesë të homologut Rafael Catalá.

Kreu i drejtësisë shqiptare është pritur nga Prokurorja e Përgjithshme Consuelo Madrigal. Gjatë bisedës janë trajtuar disa çështje me rëndësi që lidhen me organizimin dhe funksionimin e institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme në dy vendet tona, ndërsa theksi është vënë në nxitjen e bashkëpunimit midis tyre.

Gjithashtu bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në rëndësinë që paraqesin masat dhe iniciativat ligjore të ndërmarra apo në process, nga të dy vendet, në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, terrorrizmit dhe korrupsionit.

Ministri i Drejtesise Nasip Naço (2)Ministri Naço e njohu Madrigal me ndryshimit ligjore të realizuara në Shqipëri për t’i luftuar këto fenomene, si dhe e informoi atë mbi vizionin e Qeverisë Shqiptare për realizimin e një reforme të plotë dhe gjithëpërfshirëse të sistemit të drejtësisë, reformë kjo e cila do të  prekë dhe insitucionin e Prokurorisë së Përgjithshme.

“Kriminaliteti nuk njeh kufij dhe për këtë qëllim kërkohet bashkëpunim midis institucioneve ligjzbatuese të vendeve tona, për të cilin ne jemi të hapur dhe shprehim dëshirën për të përfituar nga eksperienca Spanjolle. Shqipëria ka dhënë mesazhe të qarta për të gjithë se nuk do të jetë strehë për asnjë që kryen veprimtari kriminale”, u shpreh ndër të tjera Naço.

Prokurorja e Përgjithshme Spanjolle, Consuelo Madrigal vlerësoi iniciativat e ndërmarra nga Shqipëria, duke evidentuar se në luftën kundër korrupsionit është shumë e nevojshme rritja e ndërgjegjësimit qytetar dhe opinionit publik si nje aleat i pazëvendësueshëm.

“Nuk mjaftojnë vetëm ligjet e mira, por nga ana tjetër edhe organet ligjzbatuese duhet t’i përdorin këto ligje mësë miri në praktikë”, tha Madrigal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.