Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.96 ▲2.02%
ARI 4,569 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,083 ▲ +0.84% ETH $2,033 ▲ +1.38% XRP $1.3242 ▼ -1.12% SOL $82.6300 ▲ +0.29%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.96 ▲2.02 % ARI 4,569 ▲0.25 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.96 ▲2.02 % ARI 4,569 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Takimi, Naço-Prada: Spanja mbështet Shqipërinë për reformën në sistemin e drejtësisë

-Nga takimi i Ministrit Naço me Kryetarin e Komisionit të Drejtësisë së Parlamentit Spanjoll, Alfredo Prada

Ministri-i-Drejtesise-Nasip-Naço-4Pjesë e axhendës së takimeve zyrtare të Ministrit Naço gjatë vizitës në Spanjë, ka qenë dhe takimi me Kryetarin e Komisionit të Drejtësisë së Parlamentit Spanjoll, Alfredo Prada si dhe me një përfaqësi deputetësh të të gjitha forcave politike.

Takimi u fokusua në organizimin dhe funksionimin e këtij komisioni, projektligjet që po propozojnë të dy vendet lidhur me reformat në sistemin e drejtësisë.

Prada dhe anëtarët e tjerë të komisionit, e njohën Naçon me një sërë projektesh legjisative që po realizohen aktualisht në Spanjë, sikurse projektligjet që lidhen më asistencën dhe ndihmën juridike, reformën hipotekore, ndryshimet në Kodin Penal, ndryshimet në ligjin për financimin e partive politike, ligjin për funksionimin e pushtetit gjyqësor, si dhe ligje të tjera që lidhen me luftën kundër korrupsionit.

Ministri i Drejtesise Nasip Naço (3)“E gjithë klasa politike spanjolle ka dhënë konsensusin për realizimin e reformave legjislative që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit të çdo lloji dhe luftën kundër korrupsionit”, theksoi  Prada.

Ndërkaq, anëtarët e komisionit i shprehën Naços qëndrimin e tyre për ta mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE, rrugë e cila, sipas tyre kërkon patjetër  reforma të thella në sistemin e drejtësisë dhe veçanërisht në atë gjyqësor, gjë për të cilën Spanja me shumë dëshirë ofron eksperiencën e saj.

Naço pasi i informoi të pranishmit mbi organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Parlamentare në Shqipëri, veçanërisht atë të Komisionit të Ligjeve, i njohu me reformat e realizuara deri më tani nga Shqipëria për intesifikimin e luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ministri i Drejtesise Nasip Naço (5)Gjithashtu ministri Naço evidentoi faktin se në Shqipëri sistemi i drejtësisë ka shfaqur probleme dhe nuk ka funksionuar mirë, duke e pasur mjaft emergjente ndërmarrjen e reformave të thella, për realizimin e të cilave në Parlamentin Shqiptar është ngritur Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Naço theksoi se për ta realizuar reformën në drejtësi, maxhoranca qeverisëse ka shprehur vullnetin e vendosjes së bashkëpunimit me opozitën dhe në konsultim me partnerët ndërkombëtar.

“Bashkëpunimi dhe dakortësia parlamentare e forcave politike spanjolle për realizimin e reformave në drejtësi, sikurse edhe për miratimin e ligjeve kundër terrorizmit, duhet të vlejnë si një leksion dhe shembull edhe për politikanët shqiptar”,u shpreh ministri Naço

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.