☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 93.74 ▲7.44%
ARI 5,152 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,310 ▼ -0.85% ETH $2,022 ▼ -0.45% XRP $1.3684 ▼ -1.16% SOL $84.9500 ▼ -1.46%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 93.74 ▲7.44 % ARI 5,152 ▼0.53 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 93.74 ▲7.44 % ARI 5,152 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Taksat e shqiptarëve mbajnë gjallë Maqedoninë

Shqiptarët e Maqedonisë janë një kontribut i madh dhe mjaft i rëndësishëm për buxhetin e vendit.

Kjo tregon se shqiptarët janë tatimpaguesit më të mëdhenj në vend.

Kështu vlerësojnë ekspertët ekonomik, ndërsa Drejtoria për të Hyra Publike (DHP) në raportet e saja vjetore publikon vetëm të dhënat për tatimin personal dhe tatimin e fitimit, dhe i fsheh të dhënat për pagesën e Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH), pasi me këtë do të dilte në pah se shqiptarët tatohen më shumë se sa maqedonasit, shkruan gazeta “Koha.mk”.

“Kur këto të dhëna do të dihen saktë se në komunën e Tetovës apo Gostivarit janë paguar tatime, atëherë do të ishte shumë e logjikshme se shqiptarët janë tatim pagues”, thotë profesori i ekonomisë në Universitetin e Tetovës(UT), Nasir Selimi.

“Pagesa e tatimeve në të ardhura personale dhe në tatim të fitim është më e lartë në rajonet me popullatë dominuese maqedonase për shkak të numrit të punësuarve dhe për shkak të kompanive më aktive në vendbanimet me popullatë maqedonase.

Rajonet me popullatë dominuese shqiptare kryesisht kanë shumë pakë të punësuar në Maqedoni dhe janë kryesisht të punësuar në botën e jashtme, që dëshmohet edhe nga remitencat vjetore që shkojnë edhe deri në 20 për qind të Bruto Prodhimit Vendor”, thotë akademiku Abdylmenaf Bexheti.

Nga Drejtoria për të Hyra Publike, në mënyrë kategorike pohon se nuk mund të bëhen analiza lidhur për pagesat e tatimeve dhe nuk mund të japin të dhëna se sa është pagesa nëpër rajone apo qytete.

“Në asnjë mënyrë të këtij lloji, sepse tatimi është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa marrë parasysh se cilit etnitet i takojnë”, thonë nga DHP

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.