Ekonomia

TAP publikon njoftimin e kontratës për valvulat me diametër të madh

tap3Trans Adriatic Pipeline (TAP), në kuader te proçesit të parakualifikimit për furnitorë potencialë, ka publikuar sot njoftimin e kontratës së ardhshme në Fletoren Zyrtare të BE-së.

TAP do të ndërtojë një gazsjellës prej 870 km të gjatë së bashku me infrastrukturën përkatëse në Greqi, Shqipëri dhe Detit Adriatik me dalje në tokë në Italinë Jugore.

Qëllimi i kontratës së radhës lidhet me prodhimin, testimin dhe dorëzimin e valvulave me diametër të gjerë: rreth 8 nga 36 inch (klasa 900)  dhe valvul nga 46 të 48 inch (klasa 600). Ky është njoftimi i pestë i TAP, që nga maji i këtij viti. Kontrata e ardhshme që do të njoftohet nga TAP do të përfshijë parakualifikimin e kompanive që ofrojnë tuba çeliku për seksionet në tokë të TAP, të ndjekur nga parakualifikimi i kompanive, që ofrojnë shërbime ndërtimi për gazjellësin në det.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP do të transportojë gaz natyral nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi i gjatë përafërsisht 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit greko-turk në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të arrijë në brigjet e Italisë jugore.
Trajektorja e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz për disa vende të Evropës JugLindore duke përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë etj. Pika ku TAP hyn në tokë në Itali ofron mundësi të shumëfishta për transportin e mëtejshëm të gazit natyror kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria
TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së tij;ai do të jetë një burim kryesor për investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe nuk ka varësi nga grantet ose subvencionet. Pas shitjeve të para në Gjeorgji dhe Turqi të targetuara për fundin e vitit 2018, prurjet e para të gazit në Evropë do të ndodhin pas rreth një viti.
Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (16%), Total (10%), E.ON (9%) dhe Axpo (5%).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button