Ekonomia

TAP, Snam: Nuk ka bisedime për zgjerimin e tubacionit për gazin rus

“Nuk ka pasur asnjë diskutim për zgjerimin e projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) gjatë takimit që u zhvillua me drejtuesit e kompanisë ruse Gazprom”, kështu u shpreh një zëdhënës i kompanisë italiane të gazit Snam.

Më herët, gazeta ruse Kommersant, raportoi duke cituar një burim të brendshëm se gjatë takimit mes CE)-s së Gazprom Alexey Miller dhe atij të Snam Snam Marco Alvera të zhvilluar në datë 1 Qershor se ishte ofruar mundësia për një zgjerim të mundshëm të TAP në vend të përdorimit të gazsjellësit Poseidon për të transportuar gazin rus në Europë përmes linjës së dytë të gazsjelësit Turkish Stream.

“Në këtë kontekst është e rëndësishme që të kujtoj se Snam është aksionere e TAP-it dhe nuk është e autorizuar që të bëjë oferta në lidhje me këtë çështje apo me interesa të tjera të ngjashme apo bashkëpunime me palë të treta”, tha zëdhënësi i Snam.

Gazprom nuk ka komentuar mbi këtë çështje, por ka treguar gatishmërinë për të konsideruar TAP-in si një mundësi shtesë.

Por, tashmë është e qartë se për të ndërtuar Poseidon në kohën optimale për Gazprom, deri në fund të vitit 2019, kur faza e dytë e Turkish Stream do të përfundojë, do të jetë shumë e vështirë. 

Në mars, zëdhënësi i Edison Elio Ruggieri tha se duhen dy vjet për të përgatitur projektin dhe tre për ta ndërtuar.

Kjo do të thotë se deri në vitin 2020, kur të skadojë kontrata e transitit me Ukrainën, Gazprom do të jetë në gjendje të transportojë gazin turk në Bullgari dhe Greqi, por jo në Itali.

TAP është pjesë e Korridorit të Gazit Jugor, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Evropian. Projekti parashikon transportin e gazit nga Shah Deniz Faza e Azerbajxhanit në vendet e BE.

Tubacioni do të lidhet me tubacionin e gazit natyror Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, të drejtuar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të burojë në jug të Italisë.

TAP do të jetë 878 kilometra në gjatësi (Greqi 550 kilometra, Shqipëria 215 kilometra, Deti Adriatik 105 kilometra, dhe Italia 8 kilometra).

Aksionet e TAP përbëhen nga BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 për qind), Enagás 16 për qind dhe Axpo (5 për qind).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button