⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.87 ▲0.74%
ARI 4,145 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,400 ▲ +1.72% ETH $2,483 ▲ +1.32% XRP $1.3703 ▲ +2.54% SOL $107.3400 ▲ +0.72%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.87 ▲0.74 % ARI 4,145 ▼0.12 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.87 ▲0.74 % ARI 4,145 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Tatëpjeta dramatike elektorale e PD-së, me rikthimin e Berishës në krye të saj…

Nga Eduard Zaloshnja

Në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, PD-ja (kur kryetar kishte zyrtarisht Bashën) mori 39.5% të votave në rang kombëtar (e ndihmuar edhe nga parti të vogla aleate në koalicion me të, si PR, PDIU, PAA, PBDNJ e PDK). Por LSI-ja atëherë garoi më vete, dhe mori plot 6.8% të votave në rang kombëtar…

Gjatë katër vjetëve qysh prej atyre zgjedhjeve, ku PS-ja mezi siguroi 74 mandate parlamentare (në disa qarqe mandati i fundit u përcaktua nga një grusht votash), shumë tronditje ndodhën brenda PD-së. Përkrahësit e Bashës u përballën edhe fizikisht në godinën e SHQUP-it me ata të Berishës, dhe pas shumë peripecish, ky i fundit mori edhe vulën, edhe selinë e PD-së…

Në zgjedhjet parlamentare të majit 2025, PD-ja e zotëruar plotësisht nga Berisha (juridikisht dhe realisht) mori vetëm 34.3% të votave të këtushme (në votat nga emigracioni doli edhe më keq). Pra, krahasuar me prillin e 2021-shit, PD-ja rrëshkiti 5.1 pikë poshtë, edhe pse koalicionit të saj iu bashkangjit LSI-ja (përveç partive të vogla aleate të saj të mëparshme)

Në sondazhet “Zëri i Shqiptarëve” që kam zhvilluar muajt e fundit për ABC NEWS, rrëshkitja e kuotave të PD-së ka vazhduar me ritme alarmante. Kështu, në sondazhin e 26 tetorit, vetëm 28.1% e pjesëmarrësve të zgjedhjeve të 11 majit të sivjetshëm kishin opinion pozitiv për PD-në e Berishës. Një rënie prej 6.2 pikësh për pesë muaj, dhe prej 11.4 pikësh për katër vjet e gjysëm!

250 fjalët e mësipërme mund t’i shihni të përmbledhura në grafikun e mëposhtëm.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.