☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.28 ▲2.19%
ARI 4,094 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,765 ▼ -2.09% ETH $2,405 ▼ -2.64% XRP $1.3258 ▼ -2.33% SOL $104.4400 ▼ -2.33%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.28 ▲2.19 % ARI 4,094 ▼1.35 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.28 ▲2.19 % ARI 4,094 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

A e lënë Ramën te largohet?

Nga NEVRUS NAZARKO

Nje pyetje gjysmë retorike, qe ne teori pergjigja eshte po. Çdo kryeministër ne nje shoqeri demokratike ka mundësinë të bëjë gjënë e duhur ne momentin e duhur, të dëgjojë zërin e qytetarëve, të respektojë interesin publik dhe, kur humbet besimin moral, të japë dorëheqjen.

Por në praktikë, Rama duket gjithnjë e më pak si një njeri i lirë politikisht dhe pushteterisht.
Tashme qeveria nuk mbron më pronën publike, por projektet e të fuqishmëve. Kjo situate ka qene prevalente gjate gjithe qeverisjes rilindase (kujtoni fiaskon me armet kimike etj) por ka ardhur duke u amplifikuar vitet e fundit.
Rama cdo dite dhe me teper ngjan me nje administrator te një sistemi interesash, ku oligarkët, klientela dhe pazaret e mëdha e kanë kthyer pushtetin në një kontratë shërbimi me perfitime te dyanshme.
Ai nuk dëgjon qytetarët, por investitorët e privilegjuar. Nen kete qeverisje, natyra, bregdeti dhe trashëgimia jane trajtuar si plaçkë politike, dhe populli si fasade dhe kapital politik per aq sa duhet, pasi tashme as votat nuk duket se numerohen me.
Atëherë pyetja nuk është më vetëm pse Rama nuk largohet, por a e lënë të largohet ata që kanë investuar tek ai?
Qëndrimi me çdo kusht, përballë zemërimit qytetar, nuk duket më si forcë. Duket si detyrim ndaj atyre që presin shpërblimin e radhës.

Në fund te fundit, një lider i lirë i shërben vendit, një lider i kapur i shërben atyre që e mbajnë në karrige.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.