Ekonomia

Tatimet e Tiranës: Bizneset të dorëzojnë inventarët deri më 10 janar, ndryshe gjoba

Dega Rajonale e Tatimeve të Tiranës ka njoftuar biznesët se deri me datën 10 janar 2017 duhet te dorezojne inventarin analitik te dates  31.12.2016. Në një njoftim të dërguar të gjithë tatimpaguesve thuhet se informacioni në lidhje me inventarin do të jetë prezent në 31 dhejtor dhe me datën 1 janar dotë ngarkohet elektronikisht ne e-filling  në rubrikën dokumentët e mia.

“Ky informacion duhet te depozitohet prane drejtorise tone brenda dates 10.01.2017 ne forme shkresore si dhe te ngarkohet elektronikisht ne sistemin e tatimeve e-filing ne rubriken dokumentet e mia”, thuhet ne njoftimin e tatimeve.

Njoftimi që ka firmën e drejtorit Rajonal Stefanaq Kote cilëson se nësë të dhënat nuk dorëzohen në afatin e kërkuar atëherë tatimpaguesit do të penalizohen me gjobë sipas nenit  126 të parashikuar në ligjin e procedutës tatimore.

Tatimet i kanë lajmëruar biznesët në rast të mosrespektimit të afatit për dotrëzimin e inventarit përvec gjobës do të jenë objekt i verifikimit nga administrate tatimore e DRT Tiranë.

Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve me herët gjatë këtij viti është pozicionuar në kontrolle  me fokus inventaret në kuadër të  fazës së dytë të aksionit antinformalitet.

Fillimisht biznesëve ju la një hapesirë vetëkorgjigjimi, por në shumë raste procedura nuk funksionoi pasi shumë biznesë janë gjobitur me pa te drejtë nga tatimet në momentin kur kanë deklaruar vetekorrgjimin. Rastet të tilla janë njoftuar edhe nga raportet rutinë të avokatit të tatimpaguesve.

Gjatë këtij viti kontrolli biznesëve me bazë inventarin do të bëhet me bazë risku. Tashmë Drejtoria e Prëgjithsme e tatimeve ka analizuar bizneset që kanë informalitetin më të lartë dhe mbi ketë përgjdhje do të bëhet edhe verikimi i biznesëve ne lidhje me inventaret.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button