☁️
Tiranë 9°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,883 ▲ +1.65% SOL $83.4200 ▲ +1.41%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimet, Kujdes! Plotësoni korrekt Deklaratën Individuale të të Ardhurave, në të kundërt ka penalitete

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tërheq vëmendjen sa i takon  dorëzimit elektronik të Deklaratës Individuale të të Ardhurave për Individët, teksa ju kujton tatimpaguesve detyrimin, afatin që po afron si dhe mënyrën sesi duhet ta realizojnë.

Data 2 maj 2017  është edhe afati i fundit i dorëzimit elektronik të kësaj deklarate.  Sipas administratës tatimore  është rritur interesimi nga individë, të cilët kanë qenë apo bëhen subjekte të deklarimit.

Tatimet sqarojnë se për një pjese të tatimpaguesve të cilët kanë qenë deklarues më parë, kanë hasur paqartësi, por edhe njoftim penaliteti të zbatuara,përsa i takon të dhënave që ka raportuar sisitemi e-filing.

“Sqarojmë të gjithë individët subjekte të deklarimit se :

Ashtu si plotësimi dhe dorëzimi i kësaj deklarate, që kryhet vetëm në mënyrë elektronike edhe përpunimi i të dhënave të saj që kanë të bëjnë me të ardhurat bruto, për shpenzimet e zbritshme të kryera, si dhe për tatimet e paguara gjatë vitit kalendarik, deklaruar nga vetë individi deklarues, bëhet automatikisht nga ky sistem. Ato penalitete, që rezultojnë tek disa individë deklarues, janë rrjedhojë e dorëzimit me vonesë të deklaratës, ose me mosplotesim të saktë të të dhënave të të ardhurave të deklaruara, vendosje gabim e shumës së tatimit të paguar në fakt gjatë vitit, apo mosvendosje fare e saj, që pasohet me përllogaritje automatike të një detyrimi tatimor ndaj individit.

Të nderuar tatimpagues,

Tregoni kujdes të plotë në plotësimin e të gjithë rubrikave të deklaratës tuaj të të ardhurave;

Konsultohuni në kohë me të dhënat e llogarisë tuaj në sistemin e-filing, ku ju është postuar çdo njoftim i rëndësishëm për ju, që ka të bëjë me saktësinë e deklarimit apo qoftë edhe detyrimeve të llogaritura” bëjn♪7 të ditur tatimet.

Aata thonë se për çdo paqartësi duhet t’i drejtoheni  zyrave të shërbimit të tatimpaguesve në drejtorinë rajonale tatimore të qendrës së banimit ose  të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve, për të marrë në kohë informacionin që ju nevojitet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.