Te ndryshme

Të bllokuar në ishull për një javë, ja si shpëtuan

Dy persona mbetën të bllokuar në një ishull të pabanuar në Paqësor për 7 ditë, ndërsa u shpëtuan këtë të premte pasi u pikasën nga një avion i marinës amerikane.

Të mbijetuarit kishin mbërritur me varkë  në ishullin e pabanuar të Fayu, pjesë e Mikronezisë, ndërsa nuk mundën të largoheshin më nga aty për shkak të problemeve që i kishte shfaqur mototi i varkës.

Të premten, nja avion amerikan kishte kaluar mbi ishull dhe në rërën pranë detit personat që ndodheshin mbi të panë të shkruhej “SOS”. Kjo ishte shenja që ata kuptuan menjëherë se dikush kishte nevojë për ndihmë dhe arritën të shpëtojnë dy personat që qëndronin në ishull prej 7 ditësh, pa ushqime të mjaftueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button