☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.16 ▲2.45%
ARI 4,652 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,539 ▼ -0.86% ETH $2,105 ▼ -1.27% XRP $1.3182 ▼ -1.74% SOL $79.6700 ▼ -3.23%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.16 ▲2.45 % ARI 4,652 ▼0.7 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.16 ▲2.45 % ARI 4,652 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kosova

Të enjten debat, jo seancë konstituive

t-euml-enjten-debat-jo-seanc-euml-konstituive_hdNdonëse pikë e vetme e rendit të ditës është vetëm zgjedhja e kryeparlamentarit, përfaqësuesit e bllokut rezervohen në deklarimet e tyre se ata do të zgjedhin në këtë seancë, Isa Mustafën për kryeparlamentar.

Këshilltari i të parit të AAK-së, Avni Arifi thotë se blloku nuk përjashton mundësinë që gjatë seancës të arrihet marrëveshje për tejkalimin e ngërçit edhe me PDK-në, por se një marrëveshje e tillë, sipas tij, nuk mund të arrihet jashtë Kuvendit.

“Le të bisedohet në Kuvend, kërkesë legjitime, sepse është tërësisht e pakuptueshme pse nuk lejohet debati. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese kërkon që të debatohet për këtë temë, kërkon marrëveshje dhe ato bëhen në sallën e Kuvendit, e jo nëpër kafe e vende të fshehta. Qëllimi është me gjet një zgjidhje, nuk mundem të paragjykoj, por çfarëdo vendimi që do të ndodhë do jetë konform Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi”, ka thënë Arifi për Koha Ditore.

Ndërkaq, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se partia e tij do të marrë pjesë në seancë konstituive vetëm nëse thirret nga Flora Brovina.

Ai ripërsërit qëndrimin se vetëm PDK ka të drejtë të propozojë dhe zgjedh kryeparlamentarin.

“Për çdo caktim të datës që ka bërë Brovina ka qenë në konsultim jo vetëm me PDK-në, por me të gjitha partitë politike. Qëndrimi ynë si PDK është se ne shkojmë vetëm në atë seancë të cilën e fton kryesuesja dhe vetëm asaj i takon të caktojë seancën. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtën vetëm PDK-së për postim e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Hoxhaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.