Te ndryshme

Të mërkurën eklipsi i dytë hënor i plotë brenda vitit

blood-moon-nasa-eclipse-466x350Nëse nuk e keni parë eklipsin e plotë të hënës të muajit prill, tani e keni mundësinë ta shikoni të mërkurën në mëngjes, në 8 tetor. Por, për ta parë eklipsin duhet të zgjoheni herët.
Të mërkurën në mëngjes, nëse qielli është i kthjellët, amerikanët veriorë do të kenë pamjen më të mirë për të parë eklipsin e plotë lunar apo hënor, veçanërisht perëndimi.
Sipas agjenicisë KosovaPress, eklipsi do të zgjasë një orë deri sa të lind dielli në bregdetin lindorë. Kjo mund të shihet nga Australia, dhe një pjesë e madhe e Azisë. Vetëm Evropa, Afrika dhe pjesa lindore e Brazilit nuk mund ta shohin atë. Hëna do të shfaqet e portokalltë ose e kuqe, si rezultat i rrezeve të diellit të shpërndara në atmosferën e Tokës. Për këtë arsye quhet “hëna e përgjakshme”.
Ky do të jetë eklipsi i dytë hënorë i plotë brenda një viti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button