🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,714 ▼ -2.35% ETH $2,075 ▼ -2.61% XRP $1.3905 ▼ -2.52% SOL $87.0200 ▼ -3.61%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Bota

Të paktën 12 punonjës shëndetësorë të vrarë pas sulmit ajror izraelit

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha sot se disa punonjës të kujdesit shëndetësor ishin vrarë gjatë sulmit ajror izraelit, që goditi një qendër të kujdesit shëndetësor parësor në një qytet jugor pranë kufirit me Izraelin.

Në një deklaratë, ministria bëri të ditur se 12 anëtarë të stafit mjekësor, përfshirë mjekë, dhe infermierë, u vranë gjatë sulmit, ndërsa një tjetër punonjës shëndetësor u plagos.

Ajo theksoi se bilanci mbetet paraprak, pasi operacionet e shpëtimit dhe ekipet po kërkojnë për persona që besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Ministria dënoi sulmin, duke e cilësuar atë si vazhdim të dhunës ndaj punonjësve shëndetësorë.

Qendra i përket Shoqatës Islame të Shëndetit, e cila është e lidhur me grupin libanez Hezbollah, i mbështetur nga Irani.

“Sule të tilla bien ndesh me ligjet ndërkombëtare humanitare që mbrojnë personelin mjekësor”, tha ministria në Bejrut.

Ajo shtoi se ky ishte sulmi i dytë ndaj sektorit shëndetësor brenda pak orësh, pas një incidenti të mëhershëm që kishte në shënjestër mjekët në qytetin al-Sawwaneh.

Ushtria izraelite tha se po verifikonte incidentin.

Ndërkohë, forcat izraelite goditën sot një ndërtesë apartamentesh në qendër të Bejrutit dhe një godinë në periferi të Sidonit, një qytet portual në jug.

Sipas autoriteteve, më shumë se 100 të mitur janë vrarë në Liban që nga përshkallëzimi i fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut pro-iranian në muajin mars.

Ministria e Shëndetësisë tha se deri më tani, gjithsej 773 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Liban, përfshirë 100 fëmijë dhe të mitur, ndërsa afro 2000 persona janë raportuar si të plagosur.

Përshkallëzimi i fundit i armiqësive mes Hezbollahut dhe Izraelit — që praktikisht i dha fund një armëpushimi të brishtë – u zhvillua në kuadër të konfliktit më të gjerë që përfshin Iranin, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, rifilloi sulmet ndaj pozicioneve izraelite, duke shprehur mbështetje për Teheranin dhe duke thënë se po mbron Libanin nga “agresioni izraelit”.

Sulmet ajrore izraelite në të gjithë Libanin, përfshirë në Bejrut dhe në zonat kufitare jugore, kanë shkaktuar zhvendosje masive të civilëve që po largohen nga luftimet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.