Të shtënat me armë në Tiranë, policia jep detajet
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar këtë të dielë në Tiranë, në zonën e njohur si “Astiri”.
Policia ka sqaruar se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti të ndodhur në katin e parë të një pallati ku ndodhej një pikë bastesh sportive. Dy persona janë konfliktuar mes tyre dhe njëri prej qytetarëve ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër. Të plagosur nuk ka patur. Policia ka nisur verifikimet për tqë zbuluar identitetin e personave të përfshirë në konflikt.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 10.06.2018, rreth orës 13:10, në zonën e Astirit në Unazë të Re, ka patur një të shtënë në ajër me armë zjarri.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.