☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.66 ▼0.21%
ARI 4,796 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,327 ▲ +1.65% ETH $2,223 ▲ +1.97% XRP $1.3453 ▲ +1.2% SOL $84.2700 ▲ +2.62%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.66 ▼0.21 % ARI 4,796 ▼0.45 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.66 ▼0.21 % ARI 4,796 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Telefonata e parë/ SHBA: Jemi të palëkundur për forcimin e NATO-s

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis, në ditën e tij të parë në Pentagon ka telefonuar menjëherë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke konfirmuar se SHBA mbetet e palëkundur për forcimin e NATO-s.

Kjo telefonatë, raporton Politico, ju ka ngritur humorin zyrtarëve të Brukselit, pas deklaratave të presidentit Trump për NATO-n.

Ai e pati konsideruar të vjetruar Aleancën dhe pati deklaruar se anëtarët e tjerë do të duhet të paguajnë më shumë.

Por Sekretari amerikan i Mbrojtjes gjatë telefonatës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, theksoi rëndësinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Ndërkohë, Mattis ka telefonuar edhe Sekretarin britanik të Mbrojtjes, Michael Fallon.

Sipas Pentagonit, në bisedën mes tyre u theksua rëndësia e forcimit të NATO-s dhe në veçanti marrëdhënia e ngushtë e SHBA-së dhe Britanisë, e cila do të vazhdojë të reflektohet në strategjinë e mbrojtjes.

Në bisedat telefonike me zyrtarët evropianë ai  theksoi rëndësinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Mattis, i cili do të jetë i pranishëm  në samitin e NATO-s në muajin shkurt, tha se kur Shtetet e Bashkuara kërkojnë aleatë për të mbrojtur vlerat e tyre e fillojnë gjithmonë nga Evropa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.