🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 113.04 ▲12.9%
ARI 4,616 ▼4.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $65,953 ▼ -3.76% ETH $2,025 ▼ -4.93% XRP $1.2850 ▼ -4.99% SOL $77.2000 ▼ -7.19%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 113.04 ▲12.9 % ARI 4,616 ▼4.09 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 113.04 ▲12.9 % ARI 4,616 ▼4.09 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Tenderi për internet të shpejtë, AKEP shpall fituese ofertën 7.4 milionë euro të Vodafone

Këshilli drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka shpallur si fituese ofertën e Vodeafone prej 7.4 milionë euro për procedurën e dhënies së të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (792-862 MHz)”, Ref. 1×10 MHz i çiftuar-800-2018. Kompania ishte e vetmja që bëri një ofertë dhe që nga Komsioni i Vlerësimit të ofertave pas shqyritimit të dokumentacionit tekniko-ligjor u cilësua si e rregullt duke kaluar për miratim në instancat e tjera.

Përdorimi i këtij brezi të frekuencave është në funksion të përmirësimit të cilësisë së ofrimit të shërbimit të komunikimeve elektronike për pajtimtarët si konsumatorë fundorë. Këto frekuenca do të mundësojnë internet të shpejtë për zonat turistike, rrugët nacionale, urat, tunelet, zonat e largëta, por edhe në zonat ekzistuese ku ka shumë mbipopullim. Sipas burimeve nga AKEP, këto frekuenca më parë janë përdorur nga mediat me brez të gjerë, ndërsa tani kanë kaluar për operatorët, çka do të çojë në rritjen e shpejtësisë së transferimit të të dhënave edhe të internetit touchpad.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njoftoi se procedura e tenderit u zhvillua për dhënien e 3 (tre) të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (790-862 MHz), ku secila e drejtë përdorimi është bllok i çiftuar 10 MHz.

Sipas dokumenteve të tenderit, procedura e tenderit u zhvillua me tre raunde, ku çmimi minimal për një të drejtë përdorimi për secilin raund është 7,440,000 (shtatë milionë e katërqind e dyzet mijë) euro.

Ofertuesi i paraqitur në këtë tender publik ishte shoqëria Vodafone Albania Sh.a. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave procedoi me hapjen e ofertës ekonomike të paraqitur nga shoqëria Vodafone Albania Sh.a, nga ku rezultoi se ishte ofruar shuma 7,440,001 (shtatë milionë e katërqind e dyzet mijë e një) euro, për marrjen e një të drejte përdorimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.