Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,843 ▲ +0.91% ETH $2,240 ▲ +1.05% XRP $1.3449 ▲ +0.22% SOL $84.1100 ▲ +0.61%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Bota

Tensionet me Rusinë, SHBA “tregon muskujt”, trupa ushtarake në Europën Lindore

Shtetet e Bashkuara janë duke pozicionuar trupa në Poloni, shtetet baltike dhe Rumani duke nisur nga muaji i ardhshëm si pjesë e ngritjes së sigurisë së rajonit.

Lajmi u konfirmua nga ministri polak i Mbrojtjes Antoni Macierewicz pas bisedimeve me komandantin e trupave tokësore të SHBA në Evropë, gjeneral Ben Hodges, në Żagań, Poloninë perëndimore.

Një ekip ushtaresh, nga brigada e blinduar e Fort Carson, Colorado do të vendoset atje në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa një tjetër forcë e SHBA, një batalion, do të vendoset me 1 Prill, ne Orzysz, në verilindje.

Maciereëicz tha se ishte “shumë i lumtur që një vendim është marrë nga ana e SHBA për një pozicionim të me hershëm nga ç’ishte planifikuar”.

Por ushtria amerikane tha për Associated Press se pozicionimi nuk është përshpejtuar dhe është duke u zhvilluar ashtu siç kishte qenë gjithmonë e caktuar.

Hodges tha se trupat do të mbërrijnë në portin gjerman të Bremerhaven më 6 janar dhe do të vendosen menjëherë në Poloni, shtetet baltike dhe Rumani.

Transferimi i tyre do të jetë në kohën e duhur dhe do të trajtohen per një provë se “sa shpejt forcat mund të lëvizin nga porti në fushë”, ka thënë ai.

“Unë jam i bindur për sinjalin e fuqishëm, mesazhin qe do të dërgojnë Shtetet e Bashkuara, së bashku me pjesën tjetër të NATO-s”, thotë Hodges.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.