☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.47 ▲0.21%
ARI 4,851 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,035 ▼ -0.43% ETH $2,323 ▼ -1.86% XRP $1.3571 ▼ -0.54% SOL $83.3200 ▼ -2.82%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,851 ▲0.02 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,851 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Balili fshihet në Sarandë? FNSH mësyn te “Santa Quaranta”

Jo vetëm polica dhe FNSH, por edhe Shërbimi Informativ prej disa ditësh janë ngritur në këmbë për të kapur Klemant Balilin, të etiketuar si “Eskobari i Ballkanit”, pasi drejtësia shqiptare e shpalli në kërkim.

Ndërsa dje u fol se SHISH kishte shpërndarë informatorë në çdo cep të Tiranës, ku dyshohej se mund të ishte fshehur Balili, që në orët e para të mëngjesit janë parë forca të shumta të policisë dhe FNSH-së në Sarandë e fshatrat përreth.

FNSH-ja po kontrollon në resorin e Balilit në Sarandë, “Santa Quaranta”.

Po ashtu bëhet me dije se në komisariatin e policisë së Sarandës ndodhen drejtues të policisë nga Tirana e Vlora.

Më 11 dhjetor policia kontrolli edhe banesën e Balilit, aty ku arrestoi një tjetër person, si dhe gjeti 2 armë, por jo të shumëkërkuarin, ndërsa pak ditë pas këtij operacioni SHKB nisi hetimet për dekonspirim në të paktën 3 operacione për kapjen e tij.

Tre janë efektivët të cilët janë pezulluar nga puna deri në përfundim të hetimeve, ndërsa shërbimi i kontrollit të brendshëm mbetet i rezervuar në dhënien e informacioneve për këtë çështje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.