Tentuan t’u fusin 10 mijë lek në xhep policëve, arrestohen në Tiranë dy qytetarë
Mos tentoni t’u jepni ryshfet policëve, do prangoseni. Kështu ndodhi sot me dy qytetarë në Tiranë, të cilët tentuan të korruptojnë dy policë me nga 10 mijë lekë të vjetra. Si pasojë në duar u janë vënë byzylykët e hekurt.
Policia njofton se nga ana e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Anti Korrupsionit Tiranë, sot më datë 14 Shkurt, rreth orës 10:10 është bërë arrestimi ne flagrance i shtetasit Tahir Lleshi. Sipas burimeve, ky shtetas ne momentin e konstatimit nga ana e Punonjesit te Qarkullimit Rrugor, ka qene duke kryer sherbimin Taksi, ne afersi te Sheshit ‘Karl Topia’, i pa licensuar, i cili ka tentuar ti japi shumen 1000 leke.
Gjithashtu po sot, ne oren 11:15, eshte bere nje tjeter arrestim ne flagranc i nje shtetasi tjeter. Arjan Sulaj ne momentin e konstatimit ka hyre kundravajtje, ne afersi te ‘Sheshit Skenderbej’, si dhe ka qene i papajisur me leje drejtimi, i cili ka tentuar ti japi shumen 1000 leke, punonjesit te policisë.
Keta shtetas jane arrestuar per vepren pene te “Korrupsionit aktiv i personave qe ushtrojne fuksione publike” parashikuar nga nr i 244 i Kodit Penal.