🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,572 ▼0.05%
DOW 46,468 ▼0.21%
NASDAQ 21,819 ▼0.1%
NAFTA 110.51 ▲10.38%
ARI 4,701 ▼2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,903 ▼ -2.77% ETH $2,063 ▼ -3.33% XRP $1.3014 ▼ -3.99% SOL $79.0900 ▼ -5.43%
S&P 500 6,572 ▼0.05 % DOW 46,468 ▼0.21 % NASDAQ 21,819 ▼0.1 % NAFTA 110.51 ▲10.38 % ARI 4,701 ▼2.33 % S&P 500 6,572 ▼0.05 % DOW 46,468 ▼0.21 % NASDAQ 21,819 ▼0.1 % NAFTA 110.51 ▲10.38 % ARI 4,701 ▼2.33 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Tërmet 5.1 ballë në Korenë e Veriut. Peniani: Testuam bombën me hidrogjen

Autoritetet e Koresë së Veriut thanë se kanë testuar me sukses një bombë me hidrogjen, pas raporteve për një tërmet me magnitudë 5.1 ballë, për të cilin Kina dhe Japonia reagoi menjëherë duket thënë se është shkaktuar nga njeriu.

Analistët thonë se nëse testi i fundit do të konfirmohet, atëherë kjo do të thotë se Peniani ka për qëllim të ndjekur programin e tij bërthamor pavarësisht pasojave politike dhe jo vetëm që ai do të ketë.

Rreth një muaj më parë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un tha se Peniani kishte zhvilluar bombën me hidrogjen, edhe pse ekspertët ndërkombëtarë ishin skeptikë.

Fuqia e një bombe me hidrogjen është shumë e herë më e madhe se ajo e një bombe atomike. Ajo realizohet nga fuzioni bërthamor i izotopeve të hidrogjenit në një reaksion zinxhir, i zhvilluar në vitin 1958 nga Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu ajo njihet se një bombë termo-bërthamore. Ajo shihet si një bombë e “pastër”, krahasuar me bombën atomike, pasi ka më pak mbetje radioaktive, por është shumë më e fuqishme. Ndryshe nga bomba atomike, bomba me hidrogjen mundësohet nga shkrirja e elementeve të lehta në elemente më të rënda. Përmasat e kësaj bombe janë të vogla, madje ajo mund të përshtatet edhe në mbushjen e raketave balistike.

Deri tani, Koreja e Veriut besohet të ketë kryer 3 teste bërthamore që prej vitit 2006, të gjithë në zonën e njohur si Punggye-ri. Epiqendra e lëkundjeve të fundit është zbuluar rreth 50 kilometra larg nga Punggye-ri, në një thellësi rreth 10 kilometra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.