🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,121 ▲ +0.38% ETH $2,052 ▼ -0.33% XRP $1.3157 ▼ -0.04% SOL $80.1300 ▲ +0.13%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

“Tërmeti” i Panamasë sapo ka nisur…

Stuhia e nisur nga publikimi i dokumenteve për atë që po merr gradualisht formë si tërmeti më i madh fiskal i të gjitha kohërave, sa vjen e përforcohet.

Ashtu siç u paralajmërua fillimisht nga grupi i gazetarëve investigativë, që po punojnë me zbardhjen e dosjes voluminoze, skandali ka përmasa globale dhe të tilla pritet jenë edhe hetimet.

Reagimi i parë mbërrin nga Islanda. Emri i kryeministrit të këtij vendi del në dosjet e publikuara. Kaq ka mjaftuar që mijëra islandezë të hidhen në protesta duke kërkuar dorëheqjen e tij. Vetë kryeministri ka kërkuar një votëbesim në Parlament, që në valën e presionit të publikut, vështirë se do ta marrë.

Çfarë po ndodh në vende të tjera?

Shtetet e Bashkuara – Departamenti i Drejtësisë tha se po studion informacionet nga 107 agjenci informative dhe organizata mbi dokumentat e kompanisë “Mossack Fonseca”.

Britania e Madhe – Publikimi i dosjeve udhëhiqet nga The Guardian dhe BBC. Që të dyja kanë raportuar për një bankier britanik, që jeton prej dekadash në Korenë e Veriut. Ai ka hapur një kompani financiare “offshore” sekrete, e cila besohet se është përdorur nga regjimi i Penianit për të shitur armë dhe për të financuar programin bërthamor të vendit komunist. Dhjetra donatorë, deputetë dhe financiarë që mbështetën ardhjen në pushtet të Cameron kanë lidhje me rrjetin e “parajsave fiskale”.

Rusi – Moska mohoi përfshirjen e Vladimir Putin në këto skema, duke i quajtur ato të pabaza dhe të bazuara në “putinofobi”.

Ukrainë – Deputetët e parlamentit po kërkojnë me ngul nisjen e hetimeve për presidentin Petro Poroshenko, emri i të cilit ka dalë në “Dosjen Panama”.

Kompania “Mossack Fonseca” – Nuk komenton raste të veçanta dhe këmbëngul se është një aktore e përgjegjshme e komunitetit financiar dhe sipërmarrës global dhe se nuk ka shkelur asnjë ligj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.