☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.55 ▼1.81%
ARI 4,745 ▲1.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,544 ▲ +3.11% ETH $2,134 ▲ +5.28% XRP $1.3522 ▲ +3.16% SOL $83.4900 ▲ +2.04%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.55 ▼1.81 % ARI 4,745 ▲1.42 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.55 ▼1.81 % ARI 4,745 ▲1.42 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Thaçi debaton në “Twitter” me Carl Bildt dhe analistin Serwer

Thaçi i ka thënë Bildt: “I dashur Carl Bildt, unë jam i përkushtuar në rrugën tonë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Ne duhet të arrijmë njohjen reciproke dhe raporte të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithashtu të arrijmë paqen”.

“Marrëveshja për demarkimin e kufirit do të garantojë multietnicitetin tonë. Vonesat do na kushtonin shumë”.

Kjo ka shkaktuar që ish kryeministri suedez t’i përgjigjet duke thënë se “pajtohet me Thaçin”.

“Pajtohem. Është e domosdoshme që të lëvizet përpara. Është në interesin e Kosovës dhe Serbisë perspektiva e integrimit në Bashkimin Europian dhe institucione Euro-atlantike, duke mbrojtur kufijtë, interesat e përbashkët dhe karakterin multietnik të rajonit”.

Ndërkaq, Thaçi ka qenë aktiv edhe në komunikim me analistin amerikan Daniel Serëer. Analisti amerikan e ka pyetur drejtpërdrejt presidentin; “A dëshironi vërtet të hapni për rinegocim marrëveshjen me SHBA-të dhe shumicën e vendeve të BE-së që i kanë dhënë njohje vendit tuaj? Kjo mund të përfundojë shumë keq”.

Presidenti Thaçi i është përgjigjur: “I dashur Daniel Serwer, jam i përkushtuar thellësisht të arrijmë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE. Bazuar në vlerat e përbashkëta që ndajmë. Bazuar në nevojën për të arritur siguri për fëmijët tanë. Duhet ta mbyllim kapitullin i cili do sjellë njohje reciproke dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore në mes Kosovës e Serbisë”.

Presidenti ka shtuar se “jam kundër ndarjes, jam kundër shkëmbimeve, jam kundër status quosë. Jam kundër krijimit të një Republika Srpska në Kosovë. Por jam në favor të arritjes së demarkimit paqësor të kufirit prej 400 kilometrash në mes Kosovës e Serbisë”.

“Një marrëveshje e balancuar është në interesin e ne të gjithëve, përfshirë SHBA-në e BE-në”, ka thënë ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.