☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,175 ▼ -0.35% ETH $2,522 ▼ -0.92% XRP $1.3641 ▼ -0.06% SOL $101.3400 ▼ -1.13%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Kronika

Thaçi kurban i Hagës! Loli: Dikush duhet të paguajë për padrejtësinë, fatkeqësisht diçka negative do…

Gazetari Egon Loli i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me marshimin e zhvilluar ditën e sotme në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Loli e cilësoi Dhomat e Specialized si një gjykatë selektive mbi bazë etnike, e cila sipas tij nuk është krijuar për të vendosur drejtësi, por për të ndëshkuar. Sipas tij ky proces i padrejtë do të finalizohet diku me një të padrejtësi dhe dikush do të bëhet kurban.

“Edhe vetë afati i paraburgimit na tregon që ë kjo gjykatë nuk është themeluar për të bërë drejtësi. Kjo gjykatë është themeluar për të ndëshkuar. Pra me qëllim paraprak për të ndëshkuar në mënyrë selektive mbi bazë etnike. Pra është gjykatë për shqiptarët, gjykatë kundër shqiptarëve pavarësisht se është mbuluar po themi nën juridiksionin formal të Kosovës, por është një gjykatë e cila është totalisht jashtë vullnetit politik, po them të Kosovës.

Sa i takon rastit të ish-presidentit Thaçi, bëhet fjalë për gjykimin e dytë të tij, jo për gjykimin e parë për të cilin u zhvillua, po themi edhe ky marshim. Bëhet fjalë për gjykimin e dytë, për atë po themi akuzat për përpjekje për të intimiduar dëshmitarët e procesit të parë.

Zoti Thaçi është në dy procese gjyqësore, jo në një proces gjyqësor si tre të tjerët, tre ish-komandantët e tjerë të UÇK-së. Pra sigurisht që është një gjykatë e padrejtë, është një gjykatë nga e cila nuk mund të presim një vendim optimalisht ose maksimalisht të drejtë dhe duhet të jemi realistë. Unë nuk jam shiko, unë nuk jam as optimist as pesimist. Unë jam realist.

Pra, në qoftë se ne ndjekim të gjithë hallkën e ngjarjeve nga momenti kur është propozuar, kur është ngritur aktakuza në Këshillin e Evropës me presionet politike dhe me themelimin e gjykatës speciale dhe deri me procesin në Hagë, po të ndjekim hallkë pas hallke të gjithë këtë zinxhir, ne e parafytyrojmë ose e kemi një ide se si mund të shkojë.

Sigurisht ne kemi në dorë që të ushtrojmë presionin publik si opinionist, si analist edhe mbi politikë, po pse jo edhe mbi faktor ndërkombëtar aq sa takat të kemi që po themi vendimi të mos jetë maksimalisht i rëndë por nga ana tjetër duhet të kemi parasysh edhe atë që të thashë që zinxhiri dhe hallka e zinxhirit i ngjarjeve na çon tek ajo që ë këtu dikush do duhet që ta finalizojë padrejtësinë e krijimit të kësaj gjykate. Pra nuk mund të dalësh dot pa lagur nga i gjithë ky proçes.

Pra ky proces i padrejtë diku do të finalizohet me një të padrejtësi. Diku do të finalizohet, dikush do bëhet kurbani pra le të jemi realistë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.