“Nuk kanë prova”, Milori: Është gjykatë famëkeqe. I ka mbajtur 7 vite në paraburgim ish-anëtarët e UÇK-së
Juristja Elta Milori e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Sipas Milorit, procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së po përballet me shtyrje të vazhdueshme për shkak se organet e akuzës nuk po arrijnë dot të vërtetojnë pretendimët e tyre me prova konkrete. Juristja u shpreh skeptike ndaj një vendimi ku sipas saj do të jetë i paarsyetuar dhe i paargumentuar duke qenë se gjithçka është ngritur mbi dëshmi dhe jo mbi analizim provash.
“Në qoftë se do të bënim një analizë të gjithë situatës të fillimit të procesit kundër Hashim Thaçit dhe tre të tjerëve, unë mendoj që ky proces do të ketë si të thuash shtyrje në kohë për arsye se Gjykata e Hagës nuk po arrin dot të provojë një zinxhir të tërë provash duke filluar që nga dëshmitarët okularë, që nga të dëmtuarit, që nga shtëpia apo infrastruktura që është përdorur për trafikun e organeve se akuza qendrore qëndron te trafikimi i organeve te shtëpia e verdhë në Mat.
E filluan këtu dhe kjo akuzë ka rënë për arsye se kronologjikisht baza e provueshmërisë të kësaj ka rënë dhe faktikisht rënia e një akuze qëndrore mbi bazën e të cilës u ngritën dhe shumë akuza të tjera pastaj për krimet e luftës që është akuza e dytë nga shtëpia verdhë e deri tek ngritja e akuzave të tjera për krime të tjera lufte gjatë luftës së Kosovës nga UÇK-ja.
Të gjitha këto për mendimin tim janë thjesht dhe vetëm mosprovueshmëri nga organi i akuzës, nga akuza nga prokuroria e tribunalit të Hagës të gjitha atyre akuzave që ato ngrenë dhe të domethënë kjo mosprovueshmëri jo vetëm e rënies së akuzës së trafikimit të qenieve njerëzore, por dhe krimeve të luftës, nuk do prodhojë një vendim gjykate e cila do të do dënojë ata për shkak të mungesës analitike të provave nga fillimi deri në fund.
Çdo gjë që është ngritur në akuzë është ngritur në bazë thëniesh, në bazë dëshmish. Bile dhe Karla Del Ponte që ka bërë atë librin e famshëm, të gjithë provat që ka që ka rreshtuar në librin e saj kanë qenë thjesht dhe vetëm dëshmi të cilat dhe ka dalë me një përfundim në atë libër. Përfundimi që ka nxjerrë në atë libër është si sikur ka argumentuar, ka arsyetuar një vendim gjykate për këta katër për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Pra kjo më bën kjo më bën skeptike që vendimi i tyre do të jetë i paarsyetuar dhe i paargumentuar dhe dalë tek ideja që do ketë një mekanizëm shumë të fortë që këtë lloj gjykate do ta vërë përpara dhe do ta ballafaqojë përpara një situate që gjithçka të përmbyset dhe të dali në fakt e vërteta ashtu siç është sepse gjithçka është ngritur mbi thënie, mbi dëshmi, mbi paragjykime, mbi mos analizim provash dhe gjykata jep vendimin, i jep verdiktin mbi barrën e provës, mbi provueshmërinë e çdo prove që paraqitet në akuzë”, tha ajo.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.