🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,726 ▲0.4%
DOW 47,103 ▲0.33%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.28 ▲3.05%
ARI 5,011 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,277 ▲ +0.77% ETH $2,329 ▲ +1.11% XRP $1.5256 ▲ +1.11% SOL $94.3000 ▲ +0.6%
S&P 500 6,726 ▲0.4 % DOW 47,103 ▲0.33 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.28 ▲3.05 % ARI 5,011 ▲0.17 % S&P 500 6,726 ▲0.4 % DOW 47,103 ▲0.33 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.28 ▲3.05 % ARI 5,011 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi: Patjetër të votohet Ligji kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë patjetër Ligjin kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja.

tha-ccedil-i-patjet-euml-r-t-euml-votohet-ligji-kund-euml-r-pjes-euml-marrjes-n-euml-luft-euml-ra-t-euml-huaja_hdSipas Thaçit, jo vetëm Kosova, por e gjithë bota është duke u përballur me këtë problem.

“Ky projektligj është një domosdoshmëri pasi është i një rëndësie të veçantë për Kosovën. Është një kërkesë për tu përballur me përmasat globale që nuk kursen asnjë shtet të botës. Numri i luftëtarëve që kanë shkuar nga Kosova është shqetësues duke pasur parasysh proporcionin e popullsisë. As Kosova nuk ka qenë imune për këtë problem, prandaj edhe implikimet e tilla janë barrë e madhe për shtetin”, ka thënë Thaçi në Kuvendin e Kosovës, raporton “Zëri”. Ai më tej tha se personat të cilët shkojnë në Siri e Irak për të luftuar, janë rrezik për vendin.

“Këta persona janë shqetësim për sigurinë tonë kombëtare me kërcënimin që ata paraqesin me kthimin e tyre radikale etj. Ligji është modern, Kosova ka dëshmuar se është e pa kompromis dhe është lidere në rajon kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe elementëve të tjerë terrorist”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se deklarata e sekretarit amerikan, John Kerry si dhe mbështetja që SHBA-të dhe shtetet e tjera që i japin Kosovës për të krijuar mekanizma kundër kësaj rryme fetare, është përgjegjësi e Kosovës që ta miratoj sa më shpejt këtë ligj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.