Kosova

Thaçi: Të çmojmë kontributin e popullit hebre për Kosovën

tha-ccedil-i-t-euml-ccedil-mojm-euml-kontributin-e-popullit-hebre-p-euml-r-kosov-euml-n_hdKryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë thirrje që edhe teksa lutemi për paqe në Lindjen e Mesme, të kemi kujdes dhe çmojmë kontribuesit e lirisë dhe pavarësisë sonë nga populli hebre.

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

Këto ditë përfundoi mandatin presidencial një nga veteranët e politikës dhe paqe-bërjes globale, Presidenti Shimon Peres.

U bë president i Izraelit më 2007, kur edhe u takova me të gjatë një vizite qe e bëra në Jeruzalem dhe Tel-Aviv me ftesë të shtetit izraelit.

Nobelisti Peres, edhe në atë kohë ishte përkrahës i pashoq i pavarësimit të Kosovës dhe shpesh ka spikatur publikisht pro-amerikanizmin e përbashkët të shqiptarëve dhe hebrenjëve.

E mbaj në mend historinë e tij për shtet-ndërtim dhe paqe përkundër faktit që familja e tij në Poloni ishte zhdukur në Holokaust – krimin e pashoq në historinë moderne të njerëzimit.

Edhe tek sa lutemi për paqe në Lindjen e Mesme, Kosova duhet të ketë kujdes t’i çmojë kontribuesit e lirisë dhe pavarësisë sonë nga populli hebre si Presidenti Peres, kongresmeni i ndjerë Tom Lantos, Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright, Kongresmeni Eliot Engel, Senatori Charles Chuck Schumer e dhjetëra përfaqësues tjerë të popullit hebre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button