Kosova
Thaçi: Vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se tanket
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se tanket.
“Zhvillimet dramatike dhe tentimi për puç në Turqi u përcollën me vëmendje edhe nga institucionet dhe populli i Kosovës. Vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se çdo tanke. Ngadhënjimi i institucioneve legjitime në Turqi tregoi se demokracia është e pasfidueshme”, thekson Thaçi në rrjetin social Facebook.
Presidenti Thaçi shpreht se në emër të popullit të Kosovës uroj që në Turqi të ketë paqe dhe stabilitet.
“I përgëzoj të gjithë ata që këtë sfidë e përballuan me urtësi, por edhe me vendosmëri”, përfundon Thaçi./