☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.22 ▼4.55%
ARI 5,011 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,265 ▲ +3.45% ETH $2,347 ▲ +10.12% XRP $1.5283 ▲ +7.65% SOL $95.7500 ▲ +7.71%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.22 ▼4.55 % ARI 5,011 ▼1 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.22 ▼4.55 % ARI 5,011 ▼1 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

The Economist: Kosova është e trazuar e Brukseli i tmerruar

the-economist-kosova-euml-sht-euml-e-trazuar-e-brukseli-i-tmerruar_hdMe titullin ‘Skandal i vogël ballkanik” prestigjiozja britanike, The Economist, merret sot me serinë e shkrimeve të “Kohës Ditore” për aferën korruptive të EULEX-it.

Kosova është e trazuar e Brukseli i tmerruar. Janë bërë akuza për një gjyqtar që është korruptuar në një rast të vrasjes, të cilin misioni i BE-së për polici dhe drejtësi, EULEX, dështoi ta hetojë siç duhet.

Mariah Bamieh, ish-hetuesja britanike që është pas këtyre akuzave, akuzon EULEX-in për fabrikim të dëshmive ndaj saj dhe sulmin me “metoda millosheviqiane”.

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini, ka caktuar një akademik për të hetuar këto akuza.

Dy anëtarë të Parlamentit Evropian kanë deklaruar se, do të ishte “katastrofale” nëse këto akuza vërtetohen, shkruan The Economist, transmeton koha.net.

Kur EULEX, që tani ka 1600 pjesëtar, është caktuar në vitin 2008, kosovarët ishin të lumtur.
Shumë nga ta po shpresonin se ky mision do të largonte krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend. Gjykatat vendore janë jo-efektive, të korruptuara dhe të frikësuara.

Megjithatë, reputacioni i EULEX-it ka rënë. Njerëzit donin që misioni të arrestonte elitën politike kosovare, ankohet një burim i brendshëm. Ata kurrë nuk e kuptonin se duhej prova që mund të qëndronin në gjyq.

Kjo gjë mund të jetë një problem me akuzat e fundit. Gjyqtari mohon akuzat. Familjet e dy personave të dënuar për vrasjen ankohen se nuk e kanë siguruar lirimin e tyre. Ndoshta ndërmjetësuesit i kanë mashtruar. Megjithatë klima e dyshimit në Kosovë është në atë formë që, nëse kjo është ajo që hetuesi do të konkludojë, shumë do të besojnë se ky do të jetë thjesht një mbulim.

Një kulturë e keqe e ngacmimit dhe kërcënimit të rivalëve personalë e ka dobësuar EULEX-in.
Andrea Capussela, një ish zyrtar ndërkombëtar i çështjeve ekonomike në Kosovë, thotë misioni i EULEX-it është treguar pasiv dhe i frikësuar në ndjekjen e elitës kosovare.

Në shumë raste, shton ai, gabimet e misionit jo vetëm që i kanë mbrojtur anëtarët liderë nga ndjekja, por në fakt i kanë avancuar interesat e tyre.

Fatkeqësisht, i dërguari i Mogherinit nuk do kërkojë përgjigje për këto pyetje. As nuk do të hetojë rastet tjera të mëdha.

Në vitin 2009, Azem Syla, një figurë e njohur politike i afërt me kryeministrin, po hetohet nga EULEX si përgjegjës për disa vrasje.

Në anën tjetër, misioni vetëm ka paditur Oliver Ivanovic për krime lufte, serb i Kosovës dhe udhëheqës për pajtim etnik në veri.

Zonja Mogherini duhet të udhëzojë hetuesin e saj që të hetojë EULEX-in në tërësi, jo vetëm për skandalet e fundit, përfundon The Economist.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.