☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.22 ▼1.14%
ARI 4,750 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,550 ▲ +3.34% ETH $2,133 ▲ +5.36% XRP $1.3507 ▲ +3.02% SOL $83.3400 ▲ +3.16%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
roze

“The Fate of the Furious”

“The Fate of the Furious” është ngjitur shumë shpejt në majën e renditjes së filmave me të ardhurat më të mëdha, duke thyer një rekord ndërkombëtar në këtë aspekt.

Seria e 8 e filmit “action-thriller” ka siguruar plot 532.5 milionë dollarë të ardhura në mbarë globin përgjatë fundjavës së Pashkëve. Këto shifra e bëjnë debutimin e këtij filmi ndër më të fuqishmit mbarëbotëror, duke tejkaluar edhe “Star Wars: The Force Awakens”, filmin deri më tani me 529 mln dollarë.

Gjithsesi, të ardhurat për këtë film në Shtetet e Bashkuara kanë rënë ndjeshëm krahasuar me serinë e mëparshme të tij. “Furious 7” kishte shënuar 147.2 milionë dollarë të ardhura në SHBA, kur u lançua në vitin 2015, ndërsa seria e 8 e nisi me vetëm 100.2 mln dollarë këtë vit.

Pavarësisht humbjes së rreth një të tretave të të ardhurave në krahasim me një seri të mëparshme, performanca në Amerikë e këtij filmi konsiderohet ende mbresëlënëse. “The Fate of the Furious” ka grumbulluar rreth 2/3-tat e të ardhurave të “US Box Office” gjatë fundjavës. Konkurrenti më i afërt me të ka qenë “The Boss Baby”, që ka siguruar vetëm 15.5 milionë dollarë, duke u renditur në vendin e dytë.

“The Fast & Furious”, film që nisi në vitin 2001, është një seri filmash aksion që përfshin gara të shumta makinash nëpër rrugë, ndjekie makinash apo vjedhje. Suksesi i fundit i këtij filmi ka ardhur edhe si pasojë e shikueshmërisë në Kinë, aty ku u siguruar 190 mln dollarë brenda 3 ditëve.

Vin Diesel, i cili ka luajtur në secilën prej serive të filmit, tha se është tejet “mirënjohës, i përulur dhe i bekuar” teksa sheh suksesin e filmave.

Në kastin e “The Fate of the Furious” luajnë edhe Charlize Theron, Tyrese Gibson and Ludacris. Ndërkohë, seri të tjera të të njëjtit film priten të publikohen në vitet 2019 dhe 2021.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.