☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.04 ▲0.16%
ARI 4,584 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,745 ▲ +0.56% ETH $2,069 ▲ +1.38% XRP $1.3255 ▼ -2.2% SOL $83.7100 ▲ +0.25%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,584 ▲0.58 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.04 ▲0.16 % ARI 4,584 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Politika

Thesari i Shtetit në Linzë funksionoi 1 vit pa “rregulloren e çelësave”

Udhëzimet që firmosi Fullani gjatë vitit 2013 për Departamentin e Emisionit

Banka-e-Shqiperise-2Në datën 26 tetor 2012 u inaugurua godina e re e Qendrës së Emisionit të Monedhës dhe në janar 2013, departamenti nisi punën në ambientet e blinduara në Linzë. Por rregullorja e funksionimit mbeti ajo e vjetra e vitit 2006. Kështu vazhdoi puna deri në 28.03.2014, kur drejtori Çollaku dorëzoi në Këshillin Mbikëqyrës të ashtuquajturën “Rregullorja e çelësave”.

Investimi që u sfidua nga Ardian Bitri

Ndërtesa e Qendrës së Emisionit të Monedhës është ndërtuar në frymën e një arkitekture moderne, ku spikasin dy skajet rrethore të saj, të cilat simbolizojnë monedhën. Kjo qendër karakterizohet nga një nivel i lartë infrastrukture dhe është e pajisur me sisteme teknologjie të përparuar, por që nuk arritën të shmangin vjedhjen e thesarit nga brenda. Proceset kryhen me sisteme të automatizuar të shpejtësisë së lartë, duke garantuar kontroll të shpejtë të monedhës për sa i përket autenticitetit, gjendjes fizike dhe sigurisë së saj. Në këtë godinë, për herë të parë realizohet nëpërmjet një cikli të mbyllur dhe të automatizuar kontrolli, përpunimi, ambalazhimi dhe asgjësimi i kartëmonedhave. Në aspektin e realizimit teknologjik të ndërtesës janë përdorur standardet europiane në fuqi dhe për herë të parë është instaluar sistemi automatik dhe inteligjent i menaxhimit të sistemeve inxhinierike të ndërtesës. Kështu, këto sisteme të automatizuara kryejnë përpunimin e kartëmonedhave me shpejtësi deri në 20 kartëmonedha në sekondë. Këto sisteme kontrollojnë kartëmonedhat për autenticitet dhe njëkohësisht veçojnë kartëmonedhat fizikisht të përshtatshme nga ato të papërshtatshme për riqarkullim, kontrolle të cilat mundësohen nga sensorët e avancuar, me të cilat sistemet janë pajisur.

Dy dhomat me para

Në zhargonin profesional, proceset kryesore që kryhen nga personeli kanë të bëjnë me kartëmonedhat në arkën stok dhe arkën për veprim. Gjatë periudhës 2013-2014, Departamenti i Emisionit ka pasur në fuqi një rregullore të vjetër, mbi të cilën ka vepruar. Ish-drejtori Dorian Çollaku akuzohet se nuk ka hartuar udhëzime për rritjen e kontrollit dhe të sigurisë gjatë procesit të punës me kartëmonedhat në arkën stok dhe arkën për veprim. Sipas organit të akuzës, si pasojë e këtyre mangësive, rregullat e sigurisë nuk janë zbatuar siç duhet dhe autori i vjedhjes, Ardian Bitraj, ka mbajtur çelësat e të dyja arkave, duke hyrë e dalë prej tyre pa praninë e personave të tjerë. Ndërkaq, ka munguar kasaforta që mbante çelësat, duke krijuar lehtësi për vjedhjen. Sipas burimeve nga banka, veprimtaria e Departamentit të Emisionit rregullohej me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 04, datë 16.01.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Departamentit të Emisionit”, si dhe udhëzimit nr. 1798, datë 06.11.2001 “Mbi përdorimin e çelësave të arkave me vlera monetare”. Shumë vonë është miratuar rregullorja nr. 741, që edhe ajo ka mangësitë e veta. Më 28.03.2014 u miratua nga Këshilli Mbikëqyrës rregullorja “Mbi administrimin dhe përdorimin e çelësave dhe kodeve numerike të dyerve në Bankën e Shqipërisë”.

Kuadri rregullativ

Banka, ndërkaq, ka pasur rregullore të tjera për këtë departament, por ishte “harruar” siguria. Kështu, më 13.02.2013 u miratua rregullorja “Për kontrollin për autencitet dhe kriteret e riciklimit të kartëmonedhave shqiptare”; më 26.06.2013 u firmos nga guvernatori rregullorja “Për trajtimin e kartëmonedhave të dyshuara si të falsifikuara”; ndërsa më 11.09.2013, u miratua rregullorja tjetër me titull “Për këmbimin e kartëmonedhave shqiptare të dëmtuara”. Ndërkaq, edhe Departamenti i Kontrollit, në raportin vjetor kërkoi të hartojë një rregullore të re, që do të forconte auditin, por kjo nuk u bë para zbulimit të vjedhjes në bankë.

Kodet

Më 28.03.2014 u miratua rregullorja “Mbi administrimin dhe përdorimin e çelësave dhe kodeve numerike të dyerve në bankë”

Procesi

Në këtë godinë bëhet procesi i automatizuar i kontrollit, përpunimit, ambalazhimit dhe asgjësimit të kartëmonedhave

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.