☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.16 ▼3.18%
ARI 4,748 ▲1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,572 ▲ +1.75% ETH $2,126 ▲ +3.44% XRP $1.3535 ▲ +2.49% SOL $83.5700 ▲ +0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.16 ▼3.18 % ARI 4,748 ▲1.47 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.16 ▼3.18 % ARI 4,748 ▲1.47 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Thirrja nga ministeriali i NATO-s : Rusia të ndalë sulmet

NATO i bëri thirrje Rusisë për të ndalur sulmin në pozicionet e forcave opozitare në Siri dhe për të luftuar kundër regjimit të Asadit.

Situata në Siri dhe shqetësimet e sigurisë për hapësirën ajrore të Turqisë ishin temat kryesore të takimit të ministrave të mbrojtjes së Aleancës Euroatlantike. Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg deklaroi se NATO është e gatshme, nëse e nevojshme, për të dërguar përforcime në Turqi, vend në të cilin është vendosur një sistem kundër raketave enkas për t’i ardhur në ndihmë mbrojtjes së këtij aleati, që prej nisjes së konfliktit në Siri.

“Ne po përballemi me shumë sfida nga drejtime të ndryshme. Konflikt, destabilitet, pasiguri dhe një krizë refugjatësh, si rezultat tragjik i trazirave në jugun tonë. NATO po përgjigjet. Ne po zbatojmë përforcimin më të madh të mbrojtjes kolektive që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Kemi ngritur task forca të gatishmërisë së lartë. Kemi ngritur gjashtë seli të vogla në vendet aleate të Europës Lindore dhe pres ngritjen e dy të tillave, në Hungari dhe Sllovaki, për të siguruar lëvizjen e shpejtë dhe efektive të forcave tona, nëse e nevojshme.”, tha Jens Stoltenberg , sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Ndërsa mbështet vendimet e Aleancës, ministrja Kodheli tregoi se ushtria shqipëtare do të kontribuojë gjithashtu me një kompani të lëvizshme për nevoja të NATO-s.

“E kemi gati një kompani e cila do të jetë e lëvizsshme brenda një periudhe 4-5 ditore nga momenti kur mund të ketë nevojë për t’ju përgjigjur pozitivisht të gjitha thirrjeve të Aleancës nga viti 2016 deri në vitin 2018. Po përgatitemi për këtë dhe e kemi kompaninë gati, ashtu siç do të vazhdojmë me modernizimin e e forcës sonë të armatosur për të qenë në të njëjtin nivel me aleatët tanë”, është shprehur ministrja Kodheli.

Ministeriali i NATO-s diskutoi dhe mbi përgatitjet e samitit të radhës që pritet të mbahet në Varshavë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.