Kronika

Thirrjet për luftë, Policia kallëzon Bashën. Sa vite burg rrezikon kreu i PD

Policia e Tiranës ka referuar në prokurori materialet për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me thirrjet publike për veprime të dhunshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, referoi materialet proceduriale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokrate për thirrje publike për veprime të dhunshme.

Në datë 24 shkurt 2017, rreth orës 12:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në çadrën e ngritur, z.Basha, në fjalën e transmetuar drejtpërdrejt në media, ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore.

“Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat… … ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh…”, citohet Basha.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal, i cili parashikon “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button