Teknologji

Thyhet rekordi, treni arrin shpejtësinë maksimale

Për herë të parë në histori, një tren ka arritur të kalojë shpejtësinë 600 km/h. Kjo ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në Japoni, ku gjatë një testimi eksperimental në linjën Maglev në provincën Yamanashi, pranë malit Fuji, treni ka arritur shpejtësinë 603km/h.

Ky është një rekord botëror, i cili ka mundur rekordin e 580km/h të arritur për herë të parë javën e kaluar dhe rekordi prej 581km/h, i thyer po në Japoni, në vitin 2003.

Ky tren do të jetë pjesë e linjës së re super të shpejtë mes Tokios dhe Nagoyas, e cila do të nisë funksionimin në vitin 2027, ndërsa në vitin 2045 mendohet të shtrihet deri në Osaka, kur kryeqendra e Kansait do të arrihet të përshkohet vetëm në një orë e 7 minuta. /a.s/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button