Kronika

Tiranë, digjet automjeti i punonjësit të policisë

Automjeti i një punonjësi të Policisë së Shtetit është gjetur i shkrumbuar në orët e mëngjesit të së premtes, në Tiranë.

Makina me targa AA 107 EO, e parkuar pranë ish-Ekspozitës në kryeqytet, është shkrumbuar plotësisht nga flakët, ndërkohë që është dëmtuar edhe një tjetër mjet i parkuar aty pranë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës. Makinat ishin të parkuara në momentin e rënies së zjarrit. Për pasojë nuk ka pasur persona të lënduar.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme.

Dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës së punonjësit të policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button