Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 106.53 ▲3.55%
ARI 4,544 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,776 ▲ +1.46% ETH $2,025 ▲ +2.23% XRP $1.3234 ▼ -0.11% SOL $82.5300 ▲ +1.66%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.53 ▲3.55 % ARI 4,544 ▼0.29 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.53 ▲3.55 % ARI 4,544 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Tiranë mirëpret ministerialin BE-Ballkani Perëndimor, në fokus emigrimi dhe drejtësia

Tiranë mirëpret ministerialin BE-Ballkani Perëndimor, në fokus emigrimi dhe drejtësia
Tirana mirëpret sot Ministerialin BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, i organizuar nga Çekia si vendi që mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Ky takim do të jetë i ndarë në dy pjesë, ku në ditën e parë do të fokusohet tek çështjet prioritare që lidhen me migracionin e paligjshëm dhe punët e brendshme, ndërsa në ditën e dytë do të fokusohet tek çështjet që lidhen me drejtësinë.

Në Tiranë, krahas ministrit të Brendshëm çek, Vit Rakusan dhe homologut të tij shqiptar, Bledi Çuçi, e pranishme do të jetë gjithashtu Komisionerja e BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

Të pranishëm do jenë edhe ministrat e Brendshëm të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bonjë Hercegovinës, përfaqësues të lartë të EUROPOL, FRONTEX, Koordinatori Antiterrorizëm në BE si dhe përfaqësues të Suedisë dhe Spanjës.

Punimet e ministerialit do të nisin në orën 13:30 në Pallatin e Kongreseve. Pas takimit me dyer të mbyllura do të ketë një konferencë për mediat në orën 17:30 të Komisioneres Johansson, ministrit Çuçi dhe homologut çek, Rakusan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.