Kronika

Tiranë, pako e dyshimtë poshtë automjetit. RENEA çaktivizon eksplozivin

Një sasi eksplozivi është gjetur mëngjesin e së shtunës poshtë një automjeti të parkuar në lagjen Kombinat, në kryeqytet.

Burime policore zyrtare bënë të ditur se, ka qenë vetë pronari i automjetit, shtetasi Ervis Imeri, 31 vjeç nga Tepelena, që ka njoftuar sallën operative të policisë.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, tek Rruga e Qelqit, uniformat blu dhe specialistët e RENEA-s kanë bërë sigurimin e perimetrit dhe punuan për çaktivizimin e pakos.

Objekti ishte vendosur poshtë shasisë së automjetit, tip “FIAT” me targë “AA 021 HD”, makinë që ishte marrë me qira nga shtetasi Imeri.

Pasi kryen çaktivizimin, specialistët kanë gjetur në pako 3 kallëpe tritol 200-gramësh secili, kapsollin detonator dhe 2 bateri nga 9 volt.

Burimet policore shtojnë më tej se, një grup inspektorësh kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button