Tiranë, sekuestrohet një arsenal armësh, në pranga një person
Policia e Tiranës ka sekuestruar një arsenal armësh dhe ka vënë në pranga poseduesin e tyre. Agjentë të komisariatit numër 4, kanë sekuestruar në shtëpinë e Hajdar Shimës, një automatik, një pushkë, një çifte dhe 3.500 fishekë.
Policia bën me dije se Shima u arrestua në zonën e Shëngjergjit në Tiranë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.