Kronika

Tom Doshi 2 orë e 30 minuta ballafaqim në Prokurori me “atentatorin”Durim Bami

Deputeti Tom Doshi është përballur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për rreth 2 orë e 30 minuta me Durim Bamin “atentatorin” e penduar që sipas Doshit, i rrëfeu komplotin për eliminimin e tij dhe deputetit të PD-së, Mhill Fufi. Mësohet se prej 1 ore Doshi po ballafaqohet me Durim Bamin në prokurori.

doshi-bami-toni-480x382-1Mendohet se bashkë me ta ka qëne edhe Fatjon Skënderi, i njohur si Toni i Kombinatit, i cili është akuzuar nga Bami si personi që ka porositur vrasjen, për llogari të Ilir Metës, por gazetarja Klodiana Lala pranë Prokurorisë nuk kanë mundur ende ta konfirmojnë këtë fakt.

M%sohet se Doshi pas përballejs nuk ka dashur të komentojë asnjë fjalë për gjithcka ka dëshmuar, si dhe për ballafaqimin me atentatorin e penduar Bami.

Deputeti Tom Doshi ka rrëfyer më herët se Bami ishte paguar nga Ilir Meta për vrasjen, por në rrëfimin e parë para trupës hetimore, Durim Bami mohoi gjithçka duke u shprehur se Doshi e kishte paguar për të realizuar videon 37 minutëshe ku tregohej atentati dhe porositësit.

Durim Bami, akuzoi deputetin e PS-së, se ishte ai që sajoi të gjithë historinë dhe akuzat publike ndaj kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Sipas Prokurorisë, 36- vjeçari ka pohuar se me Tom Doshin nuk ka pasur njohje të mëparshme, por se e kishte prezantuar me të një deputet tjetër i Kuvendit të Shqipërisë në një nga qytetet në veri të vendit. Pas prezantimit që i ka bërë deputeti në fjalë, Durim Bami shpjegon se është takuar disa herë me Tom Doshin në lokale ku janë zhvilluar bisedat mes tyre. Ai ka thënë se gjithçka është deklaruar për përfshirjen e tij në skenarin për eliminimin e Doshit dhe Fufit me pagesë nga kreu i Kuvendit, është sajesë. Bami ka pranuar se ka shkuar në zyrën e Tahirit për të dhënë versionin e mësuar prej Tomës. “Në zyrën e Tahirit dhe Didit kam qenë me Tom Doshin. Nuk kam marrë porosi nga ndokush për të bërë ndonjë ngjarje”¬ mësohet të ketë thënë ai. Ai ka pranuar ndër të tjera se Tom Doshi i ka dhënë një makinë.

Aktualisht 36-vjeçari nga Fushe-Kruja gjendet i arrestuar. Ai u kap në orët e para të datës 4 mars teksa udhëtonte drejt pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ndaj Durim Bamit u krye ndalimi pasi konsiderohet si person që përbën interes për hetimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button