Kronika

Tom Doshi në Prokurorinë e Përgjithshme, zbaton vendimin e gjykatës

Deputeti Tom Doshi është paraqitur sot në orën 10:00 në Prokurorinë e Përgjithshme duke zbatuar urdhrin e gjykatës, praktikë që duhet ta ndjekë çdo të hënë.

Togat e zeza pak ditë më parë caktuan masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për ligjvënësin Doshi.

Më datën 30 prill, prokuroria rrëzoi dy nga tre akuzat që rëndonin ndaj Tom Doshit, duke e akuzuar vetëm për “kallëzim të rremë”.

Hetimet për çështjen “Doshi” nisën pas akuzave publike që bëri deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, se kishte zbuluar një komplot për eliminimin e tij fizik dhe të demokratit Mhill Fufi.

Pas tri javësh hetime prokuroria për Krime të Rënda ia delegoi dosjen organit qendror të akuzës, pasi doli në përfundimin se e gjithë ngjarja ishte e sajuar. Me marrjen e autorizimit në Kuvend, Prokurori i Përgjithshëm firmosi urdhër-ndalimin për deputetët Doshi e Frroku e më pas Gjykata e Lartë caktoi ndaj të dyve masën e arrestit në shtëpi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button