☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,562 ▲0.52%
DOW 46,533 ▲0.41%
NASDAQ 21,768 ▲0.82%
NAFTA 99.93 ▼1.43%
ARI 4,784 ▲2.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,202 ▲ +0.58% ETH $2,133 ▲ +1.46% XRP $1.3503 ▲ +0.7% SOL $84.1300 ▲ +1.59%
S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,533 ▲0.41 % NASDAQ 21,768 ▲0.82 % NAFTA 99.93 ▼1.43 % ARI 4,784 ▲2.25 % S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,533 ▲0.41 % NASDAQ 21,768 ▲0.82 % NAFTA 99.93 ▼1.43 % ARI 4,784 ▲2.25 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Top Channel vendos: Sokol Balla, jo në ekran

Top Channel ka vendosur: Gazetari Sokol Balla, drejtuesi i emisionit Top Story, nuk do të do të jetë më në ekran. Ai mund të vazhdojë të punojë në Top Channel, por do të duhet ta lërë menjëherë drejtimin e emisionit “Top Story”.  Ky është vendimi i Bordit Drejtues të TCH për gazetarin dhe ish –Drejtorin e Informacionit të këtij televizioni, pas publikimit në internet të disa videove intime, ku ai shfaqet në skena erotike me një vajzë, ende të paidentifikuar.

Vendimi i marrë tashmë nga drejtuesit e Top Channel, që janë përfshirë në diskutime prej dy ditësh për të vendosur mbi të ardhmen e gazetarit në televizion, pritet t’i komunikohet atij zyrtarisht në orët në vijim.

Gazetari Sokol Balla ka pranuar ofertën e Bordit të Aksionerëve të Top Channel për të qëndruar në këtë televizion, por të mos e drejtojë për disa kohë emisionin Top Story. Emisioni nuk do të shfaqet për një kohë të papërcaktuar në ekrainin e TCH. Mbi këtë pikë Balla dhe Bordi i Aksionerëve vijojnë negociatat. Lapsi.al ka mësuar se gazetari ka rënë dakord që Top Story të mos shfaqet për disa të enjte, por ka kërkuar që ai të kthehet në transmetim gjatë fushatës elektorale, me qëllim që të ketë mundësitë të prezantojë dhe ballafaqojë kandidatët për kryetarë të bashkive. Bordi i Aksionerëve duket se është i prirur të vendosë që emisioni të nisë transmetimin pas zgjedhjeve lokale kur edhe debati për videot erotike të gazetarit të jetë shuar. Balla kishte këmbëngulur që ai ta vazhdonte emisionin normalisht dhe sonte, siç ishte parashikuar, të realizonte intervistën me kryeministrin Rama. Po kështu ai kërkonte që në nisje të emisionit të sqaronte personalisht historinë e videos së tij erotike që përfundoi në internet dhe po qarkullon nëpër telefonat celularë. Pasi ky opsion i është refuzuar nga Top Channel, Balla pritet që të japë versionin e tij për ngjarjen në një dalje publike gjatë këtyre ditëve

2 Komente

  • Sokol Balla-tjetri 22 April 2015, 15:44

    Hahahaha, "imazhi" i Top-it.....Hahaha

    Eeeeeeeee Big brother...live sex....hahaha

  • More 23 April 2015, 02:29

    Po asgje te keqe nuk ka K.ministri doli nudo u be kryetar bashkie, k.minister, edhe Sokoli do ta kishte rritur shikueshmerine, e futnit ne big bradher , mbase dhe fitonte parate, ishte bere dhe me I famshem. Gabim Top Channel nuk duhet hequr S. Balla, neser do ishte bere nami duke pare Top channel.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.