🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,441 ▲1.53%
DOW 45,726 ▲1.13%
NASDAQ 21,227 ▲2.08%
NAFTA 104.30 ▲1.38%
ARI 4,648 ▲1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,934 ▼ -0.74% ETH $2,064 ▼ -0.18% XRP $1.3177 ▼ -1.91% SOL $81.1500 ▼ -3.69%
S&P 500 6,441 ▲1.53 % DOW 45,726 ▲1.13 % NASDAQ 21,227 ▲2.08 % NAFTA 104.30 ▲1.38 % ARI 4,648 ▲1.98 % S&P 500 6,441 ▲1.53 % DOW 45,726 ▲1.13 % NASDAQ 21,227 ▲2.08 % NAFTA 104.30 ▲1.38 % ARI 4,648 ▲1.98 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Sporti

“Topi i Artë 2023” është i Arinaldo Rrapaj: mesfushori i Partizanit mund golat e Hasanit dhe Balajt

Arinaldo Rrapaj është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2023, duke u shpallur kështu futbollisti më i mirë në Shqipëri. Në ceremoninë e zhvilluar në “Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit” mbrëmjen e sotme, Rrapaj u shpall futbollisti më i votuar mes kandidatëve të tjerë, Florent Hasani dhe Bekim Balaj.

Ky është “Topi i Artë” i parë në karrierën e mesfushorit të Partizanit. Mesfushori vazhdon të bëjë performanca të rëndësishme, duke mundur edhe golat e shumtë të Florent Hasanit dhe kapitenit të Vllaznisë Balaj. Ky çmim iu dorëzua atij nga i ftuari special i FSHF-së në Mbrëmjen Gala, ish-kampioni i Botës me Italinë, Ambasadori i UEFA-s, Gianluca Zambrotta, i cili u shpreh i lumtur që ishte pjesë e kësaj mbrëmje magjike.

Fituesi i “Topit të Artë” Arinaldo Rrapaj u shpreh i emocionuar që është vlerësuar me këtë çmim: “Për mua është një emocion shumë i veçantë. Dua të falënderoj FSHF-në dhe njerëzit që kanë votuar për mua. Falënderoj Partizanin, Presidentin Demi dhe shokët e ekipit pa të cilët nuk do të isha këtu sot. Falënderoj sidomos familjen time, që më ka qëndruar pranë gjithmonë në momente të mira dhe të këqija. Këtë trofe ua dedikoj atyre” – tha Rrapaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.