🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,373 ▲0.1%
DOW 51,930 ▲0.51%
NASDAQ 25,570 ▼0.07%
NAFTA 70.36 ▼3.89%
ARI 4,007 ▼3.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $59,874 ▼ -3.97% ETH $1,582 ▼ -4.58% XRP $1.0695 ▼ -2.84% SOL $66.4500 ▼ -3.68%
S&P 500 7,373 ▲0.1 % DOW 51,930 ▲0.51 % NASDAQ 25,570 ▼0.07 % NAFTA 70.36 ▼3.89 % ARI 4,007 ▼3.44 % S&P 500 7,373 ▲0.1 % DOW 51,930 ▲0.51 % NASDAQ 25,570 ▼0.07 % NAFTA 70.36 ▼3.89 % ARI 4,007 ▼3.44 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Toshkovski-Chrisochoidis: RMV dhe Greqia të gatshëm për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe migracionit ilegal

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në Athinë mori pjesë në takimin ministror të Procesi i Akabës, kushtuar luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit në Ballkan. Ai u drejtua në sesionin e parë, ku u diskutua identifikimi i kërcënimeve dhe ndërlidhja mes krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe terrorizmit.

Në fjalimin e tij, Toshkovski theksoi se realiteti i sigurisë në rajon dhe më gjerë ka ndryshuar ndjeshëm, duke vënë në dukje se krimi i organizuar, trafiku i drogës dhe terrorizmi gjithnjë e më shumë ndërthuren dhe funksionojnë si një kërcënim i vetëm hibrid.

“Sot më nuk mund t’i trajtojmë krimin dhe terrorizmin si fenomene të ndara. Ato janë pjesë e të njëjtit mekanizëm që mbështetet në kanale, financa dhe logjistikë të përbashkët dhe kërkon përgjigje të koordinuar nga të gjithë ne”, deklaroi Toshkovski.

Ai potencoi se këto kërcënime janë transnacionale dhe lidhen drejtpërdrejt me sigurinë e shteteve, duke theksuar nevojën për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin ndërmjet shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës.

Ministri gjithashtu u ndal te sfidat konkrete në rajon, si keqpërdorimi i korridoreve transportuese, rrjedhat informale ekonomike, korrupsioni dhe përdorimi i teknologjive të reja nga rrjetet kriminale dhe ekstremiste.

Gjatë vizitës, Toshkovski realizoi edhe një takim bilateral me ministrin për Mbrojtjen e Qytetarëve të Greqisë, Michalis Chrisochoidis, ku u konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit.

Në takim u diskutuan çështje kyçe me interes të përbashkët, me theks të veçantë në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe migracionit ilegal, si dhe në avancimin e shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit operacional.

Ministrat gjithashtu diskutuan për sfidat që lidhen me implementimin e sistemit të ri të BE-së për hyrje/dalje (EES), me fokus në uljen e kohës së pritjes në pikat kufitare para sezonit turistik.

Të dy ministrat riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë në rajon përmes veprimeve konkrete dhe të koordinuara, me qëllim garantimin e një sigurie më të madhe për qytetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.