☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.37 ▼1.17%
ARI 4,206 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,272 ▲ +1.22% ETH $2,459 ▲ +3.52% XRP $1.3427 ▲ +2.04% SOL $106.6200 ▲ +3.37%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.37 ▼1.17 % ARI 4,206 ▲0.85 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.37 ▼1.17 % ARI 4,206 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Kallëzim penal ndaj gjashtë personave për organizimin dhe realizimin e adoptimit të paligjshëm të një foshnje

Njësia Kombëtare për Luftimin e Kontrabandës së Emigrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë ngriti kallëzim penal ndaj F.A. (63), Gj.K. (57), I.Sh. (35), Xh.Sh. (35), të gjithë nga Shkupi, si dhe ndaj S.J. (35) nga Kumanova dhe I.A. (38) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “trafikim i fëmijës”.

Siç njofton MPB, gjatë viteve 2024 dhe 2025, F.A. dhe Gj.K. e kanë kryer veprën përmes adoptimit të paligjshëm të foshnjes së porsalindur.

“Me fjalë të tjera, F.A., duke shfrytëzuar pozitën e saj si kujdestare e fëmijëve, kishte vendosur kontakte me çifte bashkëshortore të interesuara. Ndërkohë, Gj.K., në bazë të marrëveshjes së mëparshme të tyre, ndërsa me qëllim të shmangies së procedurës ligjore të adoptimit të fëmijëve sipas Ligjit për Familjen, e ka shfrytëzuar barën, gjendjen e rëndë materiale dhe sociale të tyre”.

“Përkatësisht, për shkak të asaj se nuk kanë mundur të kujdeseshin për fëmijët e tyre të posrsalindur, i ka mashtruar prindërit dhe i ka bindur që në këmbim të një shume parash dhe përfitimesh të tjera, të realizonin adoptimin e paligjshëm të foshnjës së tyre të porsalindur”.

“Në atë mënyrë, kanë arritur ta bindin S.J., e cila jetonte në bashkësi jashtëmartesore me partnerin e saj I.A., që për ndihmë financiare prej 500 eurosh dhe kontrolle gjinekologjike pa pagesë të realizonin adoptimin e paligjshëm të foshnjës së tyre të porsalindur. Pas daljes nga spitali, S.J. dhe foshnjën e saj i kishte marrë F.A. dhe i kishte dërguar në shtëpinë e tyre ku kishin mbërritur të denoncuarit I.Sh. dhe Xh.Sh. dhe në cilësinë e “adoptuesve” e kanë marrë foshnjën dhe e kanë dërguar në shtëpinë e tyre”.

“Në lidhje me këtë rast, më 17.10.2025 ishte lidhur një kontratë huaje prej 500 eurosh ndërmjet Xh.Sh. si huadhënës dhe I.A. si huamarrës, të cilat ditën e njëjtë iu paguan personit I.A. si kompensim për adoptimin e paligjshëm të foshnjës së tyre. Nga gjykatësi i procedurës paraprake, ndaj të gjashtë personave është caktuar masa e arrestit shtëpiak”, thonë nga MPB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.